Bordi i FHK-së vlerëson rezultatet e Kombëtares, vendos të shpërblejë lojtarët e trajnerët
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e dytë në përbërjen e re. Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i FHK-së ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme dhe po ashtu ka diskutuar për zhvillimet e fundit në hendbollin kosovar. Në mbledhje janë formuar këshillat dhe komisionet e FHK-së […]
Kastrioti merr pikët në Samadrexhë
Kastriotit të Ferizajt i ka takuar ndeshja e fundit e javës së 18-të të Superligës së hendbollisteve. Kastrioti të dielën fitoi 28:24 ndaj Samadrexhës. Ndeshja është luajtur në Samadrexhë. Ermira Saliu ishte më efikasja te Kastrioti me 8 gola. Nga 6 i shënuan Puhiza Gasha e Elda Hoxha. Arlinda Maloku shënoi 11 gola për Samadrexhën. […]
Istogu i pandalshëm, mposht edhe Prishtinën
Istogu vazhdon të mbetet i pamposhtur në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën në derbin e javës së 18-të, Istogu e mposhti Prishtinën me katër gola dallim, 33:29. Pas pjesës së parë rezultat ishte 19:14 për istogaset. Istogu e kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë dhe fitoi dy pikë […]
Derbi në Istog
Në Istog luhet derbi i xhiros së 18-të të Superligës së hendbollisteve. Të shtunën nga ora 18:00 takohen Istogu e Prishtina, dy skuadrat me pretendime të mëdha këtë edicion. Istogu udhëheq në tabelë me 34 pikë. I ka fituar të gjitha 17 ndeshjet e deritashme dhe llogaritet favorit. Por Prishtina do të tentoj të ndal […]
Ndeshja Kosovë – Austri transmetohet në 21 Plus
Ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2021 në mes të Kosovës dhe Austrisë e transmeton RTV 21 Plus. Ndeshja zhvillohet në Austri, sot nga ora 18:10.Ndeshja e hendbollisteve i takon raundit të parë kualifikues për Botërorin 2021.
Fitore edhe për Prishtinën e Kastriotin
Java e 17-të e Superligës së hendbollisteve ka vazhduar të shtunën me dy ndeshje të tjera.Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi.Prishtina e mposhti Vjosën me rezultat 38:18, derisa Kastrioti fitoi ndaj Dritës me rezultat 39:26.Prishtina renditet e treta me 29 pikë. Kastrioti është i katërti me 23 pikë, ndërsa Vjosa e Drita janë në pjesën […]
Fitorja e 17-të për Istogun
Istogu e ka shënuar edhe fitoren e 17-të në këtë edicion të Superligës së hendbollisteve. Të premten në kuadër të javës së 17-të, Istogu fitoi si mysafir ndaj Jusuf Gërvallës me rezultat 37:24. Istogu udhëheq në tabelë me 34 pikë. Jusuf Gërvalla renditet në vend të tetë me 12 pikë.
Vushtrria pa telashe ndaj fqinjeve nga Samadrexha
Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë të javës së 17-të të Superligës së hendbollisteve. Të premten, Vushtrria në palestrën e saj e mposhti rivalen fqinje, Samadrexhën, me rezultat 36:23.Pjesa e parë ishte më e barabartë, përfundoi 14:11. Luljeta Sopjani me 7 dhe Zade Zymberi, Kosovare Avdiu e Lorena Matarova me nga 6 gola ishin […]
Përballja vushtrriase hap javën e 17-të
Ndeshja mes Vushtrrisë e Samadrexhës hap javën e 17-të në Superligën e hendbollisteve. Kjo ndeshje është sot nga ora 17:30 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”.Vushtrria është e dyta me 28 pikë, kurse Samadrexha mban vendin e shtatë me 12 pikë.Të premten është ndeshja Jusuf Gërvalla – Istogu, që luhet nga ora 16.00. Istogu është […]
Prishtina fiton thellë, Jusuf Gërvalla me një gol dallim
Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ashtu si pritej, Prishtina fitoi thellë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Rezultat ishte 42:23 në të mirë të prishtinaseve.Ivana Bojoviq shënoi plot 13 gola për Prishtinën, kurse Aida Stagova e Alma Nivokazi shënuan nga 7 gola. Edona Radoniqi u shqua te […]