Kampionit i takon derbi ferizajas

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, ka përfunduar 23:21 në të mirë të kampionit aktual, Ferizajt.Pas pjesës së parë epërsia për Ferizajn ishte edhe më thellë, 14:9. Bjondina Ramabaja udhëhoqi Ferizajn me 8 gola. Mimoza […]

Vushtrria mposht kampionin dhe kthehet në vend të dytë

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Vushtrria të enjten në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” fitoi ndaj kampionit aktual, Ferizajt, me rezultat 27:22. Pas pjesës së parë epërsia e vushtrriaseve ishte gjashtë gola, 15:9.Lorena Matarova udhëhoqi Vushtrrinë me 8 gola. 6 […]

15 gola të Muratoviqit në fitoren e Istogut

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën në kuadër të javës së 15-të fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit vendas me rezultat 36:23.Muratoviq ka shënuar 15 prej golave të Istogut. Shtatë gola i realizoi kapitenja Albina Rugova. Te Kastrioti me efikasitet janë shquar Adriana […]

Vëmendja në Ferizaj e në Vushtrri

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së 15-të. Sot pritet ndeshje interesante në mes të Kastriotit dhe Istogut. Kjo ndeshje është nga ora 18:00 në Ferizaj. Kastrioti është i katërti me 21 pikë, ndërsa Istogu udhëheq në tabelë me 28 pikë. Ndeshjet tjera […]

Ferizaj me fitore të vështirë ndaj Samadrexhës

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të të Superligës së hendbollisteve. Ndeshja e luajtur në Ferizaj përfundoi me rezultatin 40:39 në të mirë të kampionit aktual. Pas pjesës së parë samadrexhaset kishin dy gola avantazh, 20:18. Bjondina Ramabaja shënoi 10 gola për Ferizajn, […]

E 14-ta rresht për Istogun

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e mposhti Vushtrrinë me 33:19.Pas pjesës së parë rezultat ishte 15:9 për istogaset.Esma Muratoviq u shqua me 10 gola kurse Pranvera Ferataj i realizoi 8. Te Vushtrria Lorena Matarova i kishte 6 gola, kurse Luljeta Sopjani 5.Istogu […]

Vushtrria sfidon Istogun

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:00 në palestrën në Istog. Istogu ka fituar 13 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 26 pikë. Vushtrria është e dyta me 24 pikë, ndërsa ka 12 […]

Favoritët pa telashe

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Lideri i klasifikimit, Istogu, fitoi bindshëm ndaj Samadrexhës me rezultat 43:26. Istogu udhëheq në tabelë me 26 pikë, dy më shumë se Vushtrria. Edhe Vushtrria fitoi bindshëm, 41:20 ndaj Vjosës. Kastrioti e mposhti Vëllaznimin me […]

Ferizaj e Shqiponja fitojnë si mysafirë

Të shtunën u luajtën dy ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Kampioni aktual, Ferizaj nuk lejoi befasi në ndeshjen në Gjilan. E mposhti Dritën me rezultat 40:23. Pas kësaj fitore Ferizaj renditet në vend të katërt me 18 pikë. Drita është e dhjeta me 4 pikë.Si mysafire […]

Skuadrat e kreut para fitoreve të reja

Ndeshjet e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave luhen të shtunën e të dielën. Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja. Lideri, Istogu, është mysafir i Samadrexhës, të dielën nga ora 17:00. Istogu udhëheq me 24 pikë ndërsa Samadrexha […]