Barazim në ndeshjen mes Prishtinës e Kastriotit

Të shtunën janë luajtur ndeshjet e javës së 12-të të Superligës së hendbollisteve, me të cilën xhiro ka nisur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës. Ndeshja më interesante u luajt në kryeqytet ku u takuan Prishtina e Kastrioti i Ferizajt. Ndeshja nuk dha fitues, përfundoi 28:28. Pas pjesës së parë Prishtina kishte dy gola epërsi, […]

Fillon stinori pranveror në Superligën e hendbollisteve

Me xhiron e 12-të fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet e para për këtë vit luhen të shtunën. Kampioni, Ferizaj, është mysafir në Gjakovë, ndërsa lideri i klasifikimit, Istogu, luan si vendas. Ferizaj nga ora 12:30 luan ndaj Shqiponjës. Ndërkohë Istogu e pret Dritën e Gjilanit nga […]

Stinori pranveror fillon më 6 shkurt

Edhe tri javë kanë mbetur deri në fillim të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në xhiron e 15-të, që zhvillohet më 6 e 7 shkurt, takohen: Drenica – Kastrioti, Vëllaznimi – Llapi, Trepça – Prizreni, Besa Famgas – Prishtina, Vushtrria – Zhegra. Pjesa e parë e kampionatit përfundon […]

Më 15 janar fillon afati kalimtar

Të premten, më 15 janar, fillon afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste. Mini-afati kalimtar zgjat deri më 22 janar, ndërsa të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kanë lojtarët dhe lojtaret që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletëlëshimin nga klubi. Ndërkohë lojtarët që vijnë nga klube të vendeve tjera mund të […]

Istogu kampion vjeshtor, Vushtrria fiton derbin

Me ndeshjet e luajtura të dielën, është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e hendbollisteve. Kampion vjeshtor është Istogu që i ka fituar të gjitha 11 ndeshjet. Istogu udhëheq në tabelë me 22 pikë, dy më shumë se Vushtrria. Istogu të dielën në kuadër të javës së 11-të e mposhti kampionin aktual, Ferizajn, me rezultatin bindës, […]

Fitore për skuadrat mysafire

Skuadrat mysafire kanë shënuar fitore në dy ndeshjet e para të javës së 11-të të Superligës së hendbollisteve. Me këtë xhiro mbyllet stinori vjeshtor në kampionatin e Kosovës. Kastrioti i Ferizajt fitoi me dy gola dallim ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla në Deçan (26:24). Ndërkohë Samadrexha e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me 35:28. Ndeshjet tjera luhen të […]

Stinori vjeshtor mbyllet me derbi

Me ndeshjet e xhiros së 11-të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet e xhiros së 11-të luhen të shtunën e të dielën. Janë disa ndeshje që priten me interesim. Të dielën nga ora 17:00 takohen lideri Istogu dhe kampioni aktual, Ferizaj. Në bazë të asaj që është […]

Istogu, Kastrioti e Ferizaj me fitore të reja

Të enjten e të premten janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së dhjetë të Superligës së hendbollisteve. Të enjten, Istogu e mposhti Shqiponjën në Gjakovë me rezultat 37:22. Për istogaset ishte fitorja e dhjetë rresht. Istogu udhëheq në tabelë me 20 pikë. Shqiponja renditet e gjashta me 10 pikë. Po të enjten, Kastrioti shënoi fitore […]

Fitorja e dytë për Dritën

Drita e Gjilanit e ka shënuar fitoren e dytë në Superligën e hendbollisteve. Të mërkurën në Gjilan në kuadër të javës së dhjetë, Drita e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 29:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:8 për gjilanaset. B. Ramabaja udhëhoqi Dritën me 11 gola. 12 gola për Vëllaznimin i shënoi E. […]

Shqiponja sfidon liderin

Nuk ka ndeshje derbi të skuadrave të kreut në javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshjet e xhiros së dhjetë luhen të mërkurën, të enjten e të premten. Lideri, Istogu, të enjten nga ora 14:30 luan ndaj Shqiponjës në Gjakovë. Istogu ka fituar nëntë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë […]