Besa starton me fitore bindëse

Besa Famgas e ka filluar me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të martën në Mitrovicë, në ndeshjen e fundit të javës së parë, kampioni aktual Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 38:23. Mitrovicasit janë organizuar vonë për këtë edicion, por po planifikojnë paraqitje më të denja në vazhdim […]

Prishtina e Drenica fitojnë si mysafir

Të dielen janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së parë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Në Gjilan, Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Dritës me rezultat 41:25. Pas pjesës së parë epërsia e Prishtinës ishte nëntë gola (19:10). A. Bajqinovci me 11 gola, B. Abazi me 10 gola dhe O. Beshiri me 9 gola […]

Kastrioti e Vëllaznimi fitojnë në hapje të stinorit

Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të edicionit të ri (2019-2020) të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 42:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12. Ferizajasit kanë dominuar ndeshjen dhe pa shumë telashe kanë fituar dy pikët e para. F. Mustafa […]

Nesër fillon Superliga e hendbollistëve

Të shtunën (nesër) fillon edicioni 2019-2020 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionati është dashur të fillojë më herët, por është shtyrë për shkak të vështirësive organizative që kishin disa skuadra. Superliga do të vazhdojë të numërojë dhjetë skuadra, ndërsa të shtunën janë dy ndeshjet e para. Nga ora 14:30 në Gjakovë luhet ndeshja […]

Besa Famgas fillon në Mitrovicë mbrojtjen e titullit

Të premten është tërhequr shorti për edicionin 2019\2020 të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionati i ri i Kosovës në hendboll fillon në mes të shtatorit. Ndeshjet e javës së parë luhen më 14 e 15 shtator. Kampioni aktual, Besa Famgas e fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen ndaj Trepçës në Mitrovicë. Fituesi i […]

Gjuka: Titulli i gjashtë rresht është sukses i madh

Egzon Gjuka ishte prej lojtarëve të dallur të Besa Famgasit që të dielen siguroi titullin e gjashtë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 26:25 dhe kështu me dy fitore në finale të plejofit siguroi titullin e kampionit për këtë edicion. Pejanët kanë festuar fillimisht në Ferizaj […]

Besa Famgas fiton titullin dhe vazhdon dominimin në Superligë

Besa Famgas ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. Për skuadrën pejane të hendbollistëve është titulli i gjashtë rresht dhe kështu Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës. Besa titullin e festoi të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në qytetin me traditë të hendbollit. Besa e mposhti Kastriotin […]

Spektakli në Pejë i takon Besës

Spektakël të hendbollit ka ofruar ndeshja e parë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në mes të Besa Famgasit dhe Kastriotit. Ndeshja e luajtur të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë u fitua nga Besa Famgas me rezultatin e ngushtë 16:15. Rezultati dëshmon që ishte një ndeshje shumë e fortë në mbrojtje, që u […]

Kordi: Besojmë në kualitetin që kemi

Te Besa Famgas janë të vendosur të vazhdojnë dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa ka fituar titullin në pesë vitet e kaluara dhe do ta ketë përparësinë e terrenit vendas në finalen e plejofit. Ndeshja e parë finale mes Besa Famgasit dhe Kastriotit luhet të mërkurën në “Karagaçi” të Pejës nga ora 20:30. […]

Llapi fiton ndeshjen dramatike dhe kthehet në Superligë

Llapi i Podujevës do të garojë në Superligën e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm, 2019/2020. Inkuadrimin në elitën e hendbollit kosovar skuadra llapjane e siguroi të shtunën në Drenas duke fituar ndeshjen e plejautit (play-out). Në ndeshjen e vlefshme për një vend në Superligë, Llapi e mposhti Zhegrën me rezultat 47:44. Ndeshja ishte […]