Përfundon Evropiani për Kombëtaren U18
Me ndeshjen e së dielës ndaj Belgjikës, ka përfunduar Kampionati Evropian i Divizionit B për Kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll (djemtë). Kombëtarja jonë humbi me rezultat 30:25, ndonëse pas pjesës së parë kishte epërsi bindëse, 15:9. Në pjesën e parë djemtë tanë kanë dominuar plotësisht dhe kanë krijuar epërsi deri në shtatë gola. Shtatë […]
Kombëtarja U18 shfaq më shumë, por mposhtet nga Turqia
Ka pasur përmirësimë të ndjeshme në lojën e Komëbtares U18 të Kosovës në hendboll në krahasim me dy ndeshjet e para në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Letoni.Ndonëse përmirësimi ishte i ndjeshëm, djemtë tanë e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në fazën grupore. Të enjten në Riga, Kosova U18 pësoi […]
Fillimi i mirë nuk mjafton
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Letoni. Të martën, hendbollistët tanë u përballën me Maqedoninë e Veriut, në Riga. Kombëtarja jonë e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në 15 minutat e parë ishte në epërsi. Madje epërsia shkoi deri […]
Kosova U18 e luajti ndeshjen e parë në Evropian
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B që të hënën filloi në Riga të Letonisë. Kombëtarja jonë është përballur me kombëtaren nikoqire, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 37:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:6.Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Shpresohet […]
Kombëtarja U18 udhëton për në Letoni
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll sonte merr rrugë për në Letoni, ku do të paraqitet në Kampionatin Evropian të Divizionit B. Hendbollistët deri 18 vjet kanë zhvilluar fazë përgatitore në Gjakovë, ndërsa së fundi i kanë luajtur katër ndeshje përgatitore në Slloveni. Trajneri Fatmir Muhaxheri vlerëson se djemtë janë gati për të dhënë maksimumin […]
Kombëtarja U18 në Slloveni për ndeshje përgatitore
Pas fazës së suksesshme përgatitore në Gjakovë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka udhëtuar për në Slloveni ku do t’i vazhdojë përgatitjet për Evropianin e muajit të ardhshëm. Hendbollistët tanë tashmë janë vendosur në Rogashka Sllatina të Sllovenisë. Të shtunën e kanë luajtur ndeshjen e parë përgatitore me Arabinë Saudite. Ishte në fakt kjo […]
Kombëtarja U18 fillon përgatitjet për Evropian
Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës mblidhen të premten (13:00-14:00) në Gjakovë Hotel Apollonia , ku do të përgatiten për Kampionatin Evropian të Divizionit B. Hendbollistet tanë do të luajnë në Evropianin që mbahet në Letoni prej 8 deri më 14 gusht. Kosova është në grupin A së bashku me Maqedoninë e Veriut, Letoninë dhe […]
Besa Famgas fiton titullin e kampionit te kadetët
Ka përfunduar edicioni 2021/2022 në ligën e kadetëve të Kosovës në hendboll. Ndeshjet e fundit janë luajtur në fundjavë, para atyre të Superligës së seniorëve. Gara për titull të kampionit ishte e fortë, ndërsa në fund titullin e ka fituar skuadra pejane, Besa Famgas. Besa mblodhi 33 pikë nga 18 ndeshje. Kampionatin me 32 pikë […]
Taib Kabashi emërohet kryetrajner i Kombëtares u18
Taib Kabashi është emëruar kryetrajner i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kabashi aktualisht drejton Prishtinën, kurse për kohë të gjatë është trajner i respektuar në hendbollin kosovar. Ai edhe në të kaluarën ka punuar në ekipet kombëtare. Kombëtarja U18 e hendbollistëve ka pranuar ftesë për turne ndërkombëtar në Bullgari, që […]
Shtyhen ndeshjet e Kombëtareve të reja
Gjatë verës Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll (meshkujt) është dashur të paraqiten në kampionat evropian, Divizioni B. Kombëtarja U20 është dashur të garojë në Letoni, ndërsa Kombëtarja U18 në Mal të Zi. Por këto kampionate janë shtyrë. Vendimin e mori Komiteti Ekzekutiv i EHF-së të premten. Sipas njoftimit të EHF-së, do të […]