Përfundon Evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e fundit në kuadër të Kampionatit Evropian të këtij viti (Divizioni B). Në Riga të Letonisë, Kosova U19 u mposht nga Luksemburgu me rezultat 38:20. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10.Ndeshja ishte e vlefshme për plasman përfundimtar.Fare pak gjëra kanë funksionuar […]

Kosova U19 me paraqitjen më të mirë në Evropian, humb në fund nga Mali i Zi

Loja e Kosovës U19 sa shkon e përmirësohet në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Riga të Letonisë. Djemtë e trajnerit Taib Kabashi të enjten ishin rivalë të barabartë me Malin e Zi, ndërsa vetëm në aksionet e fundit malazezët kanë arritur te fitorja. Ndeshja përfundoi me rezultat 30:26 për Malin e […]

Rënia në pjesën e dytë kushton me humbje në ndeshjen ndaj Holandës

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka fituar pjesën e parë të ndeshjes ndaj Holandës. Por rënia në pjesën e dytë ka kushtuar me humbje. Të martën në Riga të Letonisë, Kosova U19 humbi 36:22 nga Holanda, në Evropianin e Divizionit B. Pas pjesës së parë rezultat ishte 11:10 në të mirë të Kosovës. Në […]

Paraqitje solide e Kombëtares U19 në hapje të Evropianit

Kosova U19 e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Riga të Letonisë. Por paraqitja e djemve tanë ishte premtuese, ndonëse përballë e kishin Turqinë. Të hënën pasdite, Turqia fitoi me rezultat 32:24, por Kombëtarja jonë ishte në lojë thuajse deri në minutat e fundit. Ka pasur gjëra shumë […]

Hendbollistët e rinj në Letoni

Pas Kombëtares U19 dhe U17 te vajzat, në Kampionat Evropian do të paraqitet edhe Kombëtarja U19 e djemve. Kosova U19 tashmë është vendosur në Riga të Letonisë ku mbahet Evropiani i Divizionit B. Kosova është në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë dhe Malin e Zi. Pra grupi është shumë i fortë. Ndeshja e […]

Të hënën grumbullohen hendbollistët e Kombëtares U19

Të hënën, më 2 gusht, mblidhet Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë). Grumbullimi do të bëhet në Prishtinë, ndërsa janë planifikuar të mbahen nga dy stërvitje në ditë. Trajneri i kësaj grupmoshe të Kosovës, Taib Kabashi, ka vendosur që në listën e gjerë të përfshijë 23 lojtarë. Prej tyre 14 udhëtojnë në Evropian. Në […]

Mblidhet Kombëtarja U19 e hendbollistëve

Dje aktivitetin e parë për këtë verë e ka pasur edhe Kombëtarja U19 e hendbollistëve. Nën mbikëqyrjen e selektorit Bujar Qerimi dhe kryetrajnerit të kësaj gjenerate, Taib Kabashi, hendbollistët e rinj u janë nënshtruar testimeve të ndryshme. Grumbullimi i parë është mbajtur në Prishtinë. Muajin tjetër kjo gjeneratë premtuese merr pjesë në Evropianin e Divizionit […]

Publikohet lista e Kosovës U19 (djemtë)

Është publikuar lista e gjerë e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kosova U19 prej 16 deri më 22 gusht do të marr pjesë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Letoni. Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë dhe Malin e Zi. Pas ndeshjeve në […]

Thirrje për hendbollistët në diasporë

Federata e Hendbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për ngritje të nivelit të gjithmbarshëm. Prej prioriteteve të FHK-së është organizimi sa më i mirë dhe ngritja e vazhdueshme e cilësisë në ekipet kombëtare të grupmoshave të reja. Ekipet kombëtare të grupmoshave të reja janë bazë për kombëtaren A sa i takon të ardhshmes së afërt. […]

Kosova U19 fiton medaljen e bronztë

E diela ka nisur në mënyrën më të mirë për hendbollin kosovar. Kombëtarja U19 e Kosovës e ka fituar medaljen e bronztë në IHF Trophy Intercontinental. Në ndeshjen për vend të tretë Kosova fitoi ndaj Kanadës me rezultat 32:26. Djelmoshat kanë dëshmuar se kanë potencial për të ardhmen dhe kanë mbyllur garën me fitore bindëse. […]