Thirrje për hendbollistët në diasporë

Federata e Hendbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për ngritje të nivelit të gjithmbarshëm. Prej prioriteteve të FHK-së është organizimi sa më i mirë dhe ngritja e vazhdueshme e cilësisë në ekipet kombëtare të grupmoshave të reja. Ekipet kombëtare të grupmoshave të reja janë bazë për kombëtaren A sa i takon të ardhshmes së afërt. […]

Shtyhen ndeshjet e Kombëtareve të reja

Gjatë verës Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll (meshkujt) është dashur të paraqiten në kampionat evropian, Divizioni B. Kombëtarja U20 është dashur të garojë në Letoni, ndërsa Kombëtarja U18 në Mal të Zi. Por këto kampionate janë shtyrë. Vendimin e mori Komiteti Ekzekutiv i EHF-së të premten. Sipas njoftimit të EHF-së, do të […]

Kombëtarja U20 luan në Letoni në Evropianin e vitit tjetër

Të hënën është tërhequr shorti për kampionatet evropiane që vitin tjetër i luajnë Kombëtaret U20 dhe U18 të hendbollistëve. Bëhet fjalë për kampionate të divizionit B, ndërsa Kosova është paraqitur në të dy grupmoshat. Në grupmoshën e 20-vjeçarëve do të organizohen dy kampionate evropiane, një në Bosnjë-Hercegovinë dhe një në Letoni. Shorti ka caktuar që […]

Tahirukaj: Jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë mundësinë e artë

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për paraqitje në garën e rëndësishme IHF Trophy Intercontinental. Ndeshjet e para të këtij kampionati që zhvillohet në Prishtinë, janë të mërkurën. Në kuadër të grupit A, Kosova luan me Taipein Kinez, nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. […]

Sukses historik i kombëtares U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka arritur sukses historik të dielen. Kombëtarja e grupmoshës së juniorëve e ka fituar garën me rëndësi IHF Trophy për Evropë dhe kështu ka hapur rrugën për të siguruar pjesëmarrje historike në kampionatin botëror të juniorëve që mbahet vitin e ardhshëm. Tani Kosova duhet të fitojë IHF Trophy Interkontinental […]

Kombëtarja U20 fiton thellë ndaj Maltës, nesër luan ndeshjen vendimtare me Moldavinë

Kombëtarja U20 e Kosovës për hendbollistë ka fituar thellë ndaj Maltës me rezultat 47:17, të shtunën në ditën e parafundit të garës IHF Trophy për Evropë, që është duke u zhvilluar në Prishtinë. Ishte kjo një fitore e lehtë për djelmoshat e Fatmir Muhaxherit që nuk hasën në rezistencë të madhe nga maltezët. Për kombëtaren […]

Kombëtarja U20 fiton dramën ndaj Gjeorgjisë dhe i afrohet titullit

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të madhe të premten në garën IHF Trophy për Evropë që po mbahet në Prishtinë. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Kosova U20 fitoi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 22:21. Fundi i ndeshjes ishte shumë dramatik, ndërsa rreth 400 shikues ishin dëshmitarë të një paraqitje emocionale të […]

Kombëtarja U20 e gatshme për ndeshjen e vështirë me Gjeorgjinë

Pas një dite pushim, të premten luhen ndeshjet e rradhës të kombëtareve U20 në IHF Trophy për Evropë. Ndeshja më e rëndësishme do të jetë ajo në mes të Kosovës e Gjeorgjisë që luhet nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për kombëtaren tonë do të jetë kjo një ndeshje e […]