Të premten derbi vushtrrias, të shtunën derbi i javës

Të premten (nesër) do të takohen dy skuadrat nga Vushtrria, me të cilën ndeshje edhe fillon java e 17-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Vushtrria e Samadrexha luajnë prej orës 19:30 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

Vushtrria është e gjashta me 11 pikë, derisa Samadrexha është e fundit me vetëm dy pikë.
Ndeshjet tjera të xhiros së 17-të luhen të shtunën e të dielen. Kryendeshja e javës zhvillohet në Pejë, të shtunën nga ora 19:00. Takohen Besa Famgas e Prishtina. Kampioni aktual, Besa Famgas është në vend të dytë me 28 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të tretë. Besa të shtunën e kaluar humbi nga Kastrioti në Ferizaj, që tani udhëheq i vetëm me 30 pikë.

Në vjeshtë Prishtina e kishte mposhtur Besën me një gol dallim (24:23) në kryeqytet, dhe pritet të jetë lojë e fortë dhe cilësore edhe të shtunën në mbrëmje në Pejë.

Ndeshja tjetër që luhet të shtunën është ajo Zhegra – Trepça që fillon në ora 18:00.

Dy ndeshjet e së dieles janë: Vëllaznimi – Drenica (17:00) dhe Kastrioti – Drita (17:30).

Para ndeshjeve të seniorëve luhen ndeshjet e ligës së kadetëve.

Lajme tjera