Vëmendja në Samadrexhë

Samadrexha e pret Ferizajn në kryendeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në fshatin e njohur për hendbollin.
Samadrexha ka në përbërje shumë lojtare të huaja dhe lojtare cilësore të vendit. Dhe ka pretendime të mëdha për këtë edicion garues. Aktualisht është e treta me 20 pikë. Ferizaj ka fituar 13 ndeshjet e deritashme këtë edicion dhe udhëheq në tabel me 26 pikë. Për këtë pritet ndeshje e fortë dhe dramatike deri në fund.
Të shtunën janë edhe ndeshjet Prishtina – Kastrioti (18:30) dhe Ulpiana – Vushtrria (16:00). Kjo e fundit luhet në Vushtrri.
Xhiroja e 14-të mbyllet të dielën me takimin Istogu – Jusuf Gërvalla. Ndeshja është nga ora 19:00 në Banjë.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është xhiroja e 12-të. Të shtunën është ndeshja Drita – Llapusha në ora 13:00 dhe Vjosa – Verona, që fillon në ora 19:00. Të dielën prej orës 13:00 zhvillohen tri ndeshje: Besa – Prizreni, CLICK – Dukagjini, Trepça – KEK-u.

Lajme tjera