Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen e rëndësishme çerekfinale të Kupës Evropiane

Dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, në fundjavën e kaluar kanë pasur angazhim shumë të rëndësishëm evropian.
Në Athinë, Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës Evropiane për hendbollistë. U takuan Olympiacosi dhe skuadra sllovene, Krka. Fitore me rezultat 31:26 shënoi skuadra greke.
Xhema e Jahja kanë menaxhuar ndeshjen me sukses të plotë, ndërsa pritet të kenë të tjera delegime evropiane në javët e ardhshme.

Lajme tjera