Besa Famgas është finalistja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Skuadra pejane të martën fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit dhe kaloi në finale. Besa të shtunën në Pejë kishte fituar bindshëm, kurse të martën në Ferizaj fitoi me rezultat 33:26.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:9 në të mirë të Besës, kampiones aktuale.
Besa në finale të plejofit takohet me Trepçën apo Prishtinën. Trepça e ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet nesër në Mitrovicë.
Kastrioti – Besa Famgas 26:33 (9:14)
Kastrioti: Curri, Syla 3, Bega, Dugolli 5, Hoxha, Selmani, Bislimi 5, Qerimi, D. Dugolli, Rudari 2, Brahimi, Bytyçi, Shabani 5, Zaskoku 1, Selmani, Mustafa 5.
Besa Famgas: Mehmeti, Luzha 1, Jupa 8, Gjuka 2, Prce, J. Muqolli 5, Ramosaj 4, Tahirukaj 3, Kukrika, Visoka, Vokshi 1, Mushkolaj 4, Idrizi 1, Tafilaj, Y. Muqolli 4, J. Vokshi.