Fitore minimale e Shqiponjës

Shqiponja ka fituar me vetëm një gol diferencë ndeshjen ndaj skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla.Shqiponja e Jusuf Gërvalla u përballën të shtunën në Gjakovë në kuadër të javës së katërt të Superligës së hendbollisteve. Skuadra gjakovare fitoi me 25:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 për Shqiponjën. Në pjesën e dytë Shqiponja ishte vazhdimisht në […]

Rahovecit i takon derbi me Kastriotin

Rahoveci e ka shënuar fitoren e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma, “vreshtarët” fituan ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 30:27. Ishte ky derbi i javës së katërt të kampionatit të Kosovës. Rahoveci tani është i pesti me 4 pikë. Skuadra ferizajase mbetet me 2 pikë. Rahoveci e nisi më mirë […]

Vushtrria e Prizreni në kërkim të fitoreve të reja

Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Vushtrria llogaritë në dy pikë të reja nga udhëtimi që do ta ketë në Ferizaj. Vushtrria është mysafire e Ulpianës, të dielën nga ora 12:00. Ulpiana ndeshjen e luan në Ferizaj. Vushtrria ka fituar ndeshjen e […]

Ndeshjet e Ligës së Parë luhen të dielën

Ndeshjet e Ligës së Parë në konkurrencë të femrave luhen të dielën. Në program është java e dytë, ndërsa priten ndeshje të mira. Prej orës 11:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen CLICK e Trepça, ndonëse skuadra prizrenase është vendase. Për shkak se palestra në Prizren është e zënë për vaksinim, edhe skuadra tjetër nga […]

Hendbollistet i luajnë ndeshjet e xhiros së katërt

Të shtunën e të dielën luhen ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Skuadrat favorite nuk pritet të kenë shumë telashe për të fituar pikët e reja, ndërkohë që në disa ndeshje pritet rivalitet më i madh. Shqiponja – Jusuf Gërvalla është ndeshja e parë, që luhet […]

Në Ferizaj e Gjakovë ndeshjet më interesante

Java e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) sjell ndeshje të tjera interesante. Katër ndeshje të javës së katërt luhen të shtunën e një të dielën. Ndeshje me rivalitet pritet në Ferizaj, ku të shtunën prej orës 17:30 takohen Kastrioti dhe Rahoveci. Të dy skuadrat janë në kërkim të fitores pas dështimit në […]

Shqiponja largohet me fitore nga Samadrexha

Shqiponja e Gjakovës ka fituar në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Të dielën, Shqiponja fitoi 35:32 ndeshjen ndaj Samadexhës. Takimi është luajtur në palestrën në Samadrexhë.Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:14 për gjakovaret. Vetën në fazën finale të ndeshjes Shqiponja ka bërë shkëputjen në rezultat.Argoneta Goqi udhëhoqi Shqiponjën me 17 […]

Çfarë derbi në Rahovec, Vëllaznimi fiton me dy gola dallim

Ndeshje interesante dhe me rivalitet është luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Janë takuar Rahoveci e Vëllaznimi, në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve.Fitore me rezultat 33:31 ka shënuar Vëllaznimi i Gjakovës. Për Vëllaznimin është fitorja e parë. Për Rahovecin humbja e dytë.Prej fillimit ndeshja ishte e barabartë. […]

Paraqitje të suksesshme të lojtareve tona në Danimarkë

Marigona Hajdari ishte e pandalshme të shtunën në elitën e Danimarkës. Ajo realizoi 4 gola e 4 asistime për Ringkobingun që fitoi 30:23 në udhëtim ndaj Holstebros. Hajdari ishte kreatore e të gjitha aksioneve të Ringkobingut, që kështu shënoi fitoren e dytë në Superligën daneze.Pjesë e Ringkobingut është edhe Leonora Demaj, që të shtunën nuk […]

Istogut i takon edhe një derbi

Istogu ishte i pandalshëm në derbin e javës së tretë të Superligës së hendbollisteve.Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn vendas me rezultat bindës, 37:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:12 për istogaset. Natalia Milatoviq ishte më efikasja me 13 gola. Anja Bojaniq i shtoi 9 gola, ndërsa 7 i […]