Besa Famgas e gatshme për ndeshjen me Boracin, shpreson për hapin e madh

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen e vështirë ndaj Boracit të Banjallukës. Besa Famgas e Boraci takohen të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 17:00, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Në raundin e dytë Besa e eliminoi Bosna Visokon. Tani sërish përballet me skuadër nga Bosnjë-Hercegovina. 


Te Besa janë të vendosur për hapin tutje në skenën evropiane. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Banjallukë.

“Në vitin 2012 kam debutuar për Besën kundër Boracit në Banjallukë. Tani, tetë vjet më vonë, kemi një grup lojtarësh që mund të rivalizojmë çdo ekip që bën gara në European Cup. Do të jetë ndeshje shumë e fortë sepse Boraci ka një ekip shumë cilësor. Por besoj që ka ardhur koha për revansh dhe të plasohemi në mesin e 16 skuadrave më të mira në European Cup”, thotë Kastriot Jupa, hendbollist i Besa Famgas.


Hendbollisti tjetër i skuadrës pejane, Charalampos Mallios, thotë: “Na presin dy ndeshje të forta. Por synimi ynë është të jemi në mesin e 16 skuadrave më të mira dhe do të japim maksimumin. Kam besim në ekipin tim, pasi e di sa shumë kemi punuar deri më tani. Në këtë nivel të Kupës Evropiane të gjitha ndeshjet janë derbi”.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova