Besa Famgas e Rahoveci të martën mësojnë kundërshtarët evropianë

Të martën prej orës 11:00 tërhiqet shorti për raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Shorti tërhiqet në selinë e EHF-së në Vjenë. Në raundin e dytë të Kupës Evropiane paraqiten Besa Famgas e Rahoveci e potencialisht edhe Kastrioti.Kastrioti garimin e nis prej raundit të parë, ndërsa përballë në fundjavë do ta ketë Graçanicën […]
Short i vështirë për KHF Ferizaj

KHF Ferizaj nuk ka pasur shumë fat në shortin e Kupës Evropiane, që u tërhoq të martën në Vjenë. Në kuadër të raundit të dytë, nënkampioni ynë te hendbollistet, Ferizaj, përballet me skuadrën polake KMN Gminy Kobierzyce.Hendbolli në Poloni është shumë i zhvilluar, ndësa Gminy Kobierzyce vlerësohet prej skuadrave kryesore. Ferizaj në ndeshjen e parë […]
Istogu përballet me Çairin e Shkupit në Kupën Evropiane

Dy skuadra shqiptare, Istogu e Çairi i Shkupit, takohen në kuadër të Kupës Evropiane në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti për raundin e dytë është tërhequr të martën në Vjenë. Çairi është skuadër shqiptare nga Shkupi, që po ka suksese në vitet e fundit. Por kampioni ynë, Istogu, synon suksesin ndaj shkupjaneve. Istogu është […]
Kastrioti me Graçanicën e Bosnjë-Hercegovinës

Kastrioti i Ferizajt ka mësuar kundërshtarin e parë evropian për edicionin 2022/2023.Në raundin e parë të Kupës Evropiane, ferizajasit takohen me klubin nga Bosnjë-Hercegovina, Graçanica. Shorti është tërhequr të martën. Kastriotin e presin dy sfida serioze në tentim për të kaluar në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Në ndeshjen e parë Kastrioti është vendas.Ndeshjet […]
Kastrioti në raundin e parë, Besa Famgas e Rahoveci në të dytin

Tri skuadra kosovare të hendbollistëve do të garojnë në Kupën Evropiane në edicionin 2022/2023. Kampioni, Besa Famgas, dhe Rahoveci startojnë prej raundit të dytë. Ndërsa Kastrioti i Ferizajt starton prej raundit të parë. Kastrioti është bartës në shortin për raundin e parë, që tërhiqet më 19 korrik. Ndeshjet e raundit të parë luhen më 10/11 […]
Istogu e Ferizaj në Kupën Evropiane

Federata e Hendbollit e Kosovës do t’i ketë dy skuadra në edicionin 2022/2023 të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave. Kupa Evropiane (EHF European Cup), është niveli i tretë kontinental, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane. Në mesin e 59 skuadrave që do të garojnë në Kupën Evropiane janë edhe kampioni i Kosovës, Istogu […]
Barça shkruan histori, fiton edhe një Champions

Barcelona ka shkruar histori duke u bërë ekipi i parë që fiton dy tituj rresht të Ligës së Kampionëve në Koln. Të dielën në finale, Barcelona e mposhti Kielcen e Polonisë. Ndeshja shkoi në penallti dhe kjo dëshmon se sa interesante ishte. 28:28 përfundoi koha e rregullt, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 32:32.Gonzalo Perez de […]
Barça në finale të Championsit

Aleix Gomez ishte i pandalshëm në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Final 4 të Ligës së Kampionëve në hendboll. Ai e udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 34:30 ndaj skuadrës gjermane, Kiel. Gomez i realizoi plot 12 gola në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në Lanxess Arena në Koln, në praninë e 19 mijë e 250 […]
Kielce, finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Një ndeshje shumë interesante kanë zhvilluar Telekom Veszprem (Hungari) dhe Lomza Vive Kielce (Poloni) në gjysmëfinalen e parë të FINAL 4 të Ligës së Kampionëve në hendboll. Fitore shënoi Kielce me rezultatin 37:35. Madje te fitorja dhe vendi në finale, Kielce arriti me përmbysje të rezultatit. Pas pjesës së parë Veszpremi ishte në epërsi me […]
Muqolli: Besa dha leksion me lojë të mirë

Te Besa Famgas vlerësojnë paraqitjen që kishin të dielën mbrëma në Rumani në ndeshjen ndaj Potaissa Turdas. Besa Famgas humbi me 29:26 dhe kështu nuk mundi të avancojë përtej raundit të tretë të Kupës Evropiane. Besa në Pejë kishte fituar me rezultatin 30:28.Turda është skuadër e suksesshme evropiane, ndërsa ndaj saj kampionia jonë shfaqi vlera […]