Besa eliminohet përkundër lojës së madhe në Rumani

Besa Famgas ka shfaqur ndeshje të madhe në Rumani, por megjithatë është mposhtur nga Potaissa Turda.Skuadra e madhe rumune fitoi 29:26 dhe kështu avancoi në Kupën Evropiane. Besa ndeshjen e parë të luajtur në Pejë e fitoi me dy gola dallim. Pejanët të dielën e hapën më mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi bindëse. Por lojtarët […]
Gjuka: Në Turda për ta mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë

“Udhëtimi ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Por kjo nuk do të na pengojë që të japim maksimumin nesër në ndeshje. Gjatë tërë javës kemi analizuar ndeshjen që e kemi zhvilluar në Pejë dhe kemi parë shumë gabime që i kemi bërë. Kemi punuar që këto gabime t’i përmirësojmë në ndeshjen e kthimit. Nesër do […]
Pas një udhëtimi të gjatë, Besa Famgas vendoset në Turda të Rumanisë

Pas një udhëtimi prej 36 orësh, skuadra pejane e hendbollit, Besa Famgas, është vendosur në Turda të Rumanisë.Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, të dielën prej orës 17:00 përballet me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshjen e parë, të luajtur të dielën e kaluar […]
Të mërkurën fillon Botërori i hendbollisteve

Kampionati i 25-të Botëror në hendboll për femra fillon të mërkurën në Spanjë. Botërori mbahet deri më 19 dhjetor, ndërsa është i pari me 32 Kombëtare pjesëmarrëse. Holanda e mbron titullin që e kishte fituar në vitin 2019.Në grupin A janë Franca, Mali i Zi, Angola e Sllovenia. Në grupin B bëjnë pjesë Federata e […]
16 pritjet e Mehmetit në fitoren e madhe të Besës

Portieri Mursel Mehmeti ka vazhduar me formë të lartë. Ai të dielën bëri plot 16 pritje, duke e udhëhequr Besa Famgasin drejt fitores ndaj Potaissa Turdas me rezultat 30:28. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të tretë të Kupës Evropiane.Mehmeti kishte shfaqur formë të lartë edhe ndaj Borcit të Banjallukës. Me paraqitje të mirë […]
Fitore e madhe e Besës ndaj Turdas rumune

Besa Famgas ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Potaissa Turdas, në rrethin e tretë të Kupës Evropiane. Të dielën mbrëma në “Karagaçi” në Pejë, kampionia e Kosovës në hendboll e mposhti skuadrën rumune me shifrat 30:28. Kështu kualifikimi do të vendoset në Turda të Rumanisë, ku pas një jave luhet ndeshja e kthimit.Pas pjesës së […]
Potaissa Turda kishte luajtur në Mitrovicë në vitin 2017

Skuadra e madhe rumune, Potaissa Turda për herë të dytë vjen në Kosovë për të luajtur ndeshje evropiane. Për herë të parë ishte në nëntor të vitit 2017. Saktësisht më 25 e 26 nëntor, Turda ishte përballur me Trepçën në Mitrovicë në raundin e tretë të Kupës Sfiduese, që tani njihet si Kupa Evropiane. Turda […]
Te Besa Famgas besojnë në fitore

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, të dielën luan ndaj skuadrës rumune Potaissa Turda. Ndeshja që zhvillohet prej orës 18:00 në palestrën “Karagaçi” është e para e raundit të tretë të Kupës Evropiane.Për më të rejat në kampin pejan dhe për synimet e Besës në ndeshjen ndaj Turdas rumune, është deklaruar trajneri Arben Muqolli. “Të dielën […]
Kosova përparon për një pozitë në ranglistën e EHF-së, lë shumë vende prapa

Federata Evropiane e Hendbollit së fundmi ka publikuar ranglistën në bazë të cilës përcaktohet numri i skuadrave pjesëmarrëse në edicionin 2022/2023 të garave evropiane. Për bazë janë marrë rezultatet e skuadrave në tri edicionet e kaluara, 2018/19, 2019/2020 dhe 2020/2021. Pra jo edhe edicioni aktual, 2021/2022.Sa i takon klubeve të hendbollistëve, Kosova ka përparuar për […]
Muqolli: Kemi kohë të përgatitemi për ndeshjet me rumunët

Trajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli ka komentuar shortin për raundin e tretë të Kupës Evropiane. Besa takohet me skuadrën e fuqishme nga Rumania, Potaissa Turda, që ka fituar Kupën Sfiduese në vitin 2018. Ndeshja e parë luhet në Pejë në fund të nëntorit.“Është kundërshtar jo i njohur mirë, por siç e dimë, hendbolli rumun […]