Besa Famgas – Borac 24:22

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas ka shënuar fitore të madhe në Kupën Evropiane. Besa të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Boracin e Banjallukës me rezultat 24:22. Pas pjesës së parë Besa kishte epërsi më të thellë, por kishte vështirësi në lojë në pjesën e dytë. Megjithatë e mbajti epërsinë dhe […]

Besa Famgas e gatshme për ndeshjen me Boracin, shpreson për hapin e madh

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen e vështirë ndaj Boracit të Banjallukës. Besa Famgas e Boraci takohen të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 17:00, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane.Në raundin e dytë Besa e eliminoi Bosna Visokon. Tani sërish përballet me skuadër […]

Sot fillon Evropiani i hendbollisteve

Në Herning dhe Kolding të Danimarkës sot fillon Kampionati Evropian i hendbollit në konkurrencë të femrave. 16 ekipe kombëtare të Evropës kërkojnë titullin e kampionit në ngjarjen që përmbyllet më 20 dhjetor. Evropiani i 14-të është dashur të mbahet në Danimarkë e Norvegji, por për shkak të situatës me koronavirus, Norvegjia ka hequr dorë nga […]

Te Prishtina pranojnë se AEK-u është favorit, por premtojnë maksimumin

Shorti i së mërkurës nuk ishte shumë i favorshëm për KH Prishtinën, që në raundin e tretë të Kupës Evropiane përballet me AEK-un e Athinës. AEK-u ka përbërje të fortë me plot lojtarë të huaj dhe vlerësohet prej skuadrave më të forta në këtë garë. Në vitin 2018 luajti në finale të Kupës Sfiduese kurse […]

Besa Famgas përballet me skuadrën Borac në raundin e tretë

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, do të përballet me Boracin e Banjallukës në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për këtë fazë të garave është tërhequr të mërkurën. Ndeshja e parë luhet më 12/13 dhjetor në Pejë, kurse e kthimit një javë më vonë në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës. Besa Famgas ka shkëlqyer në raundin […]

Prishtina luan me AEK-un në Kupën Evropiane

Në raundin e tretë të Kupës Evropiane suksesin e kërkon KH Prishtina. Prishtina raundin e dytë e ka kaluar pa lojë, pasi skuadra bullgare, Dobrudja hoqi dorë nga ndeshjet.Në raundin e tretë të Kupës Evropiane, Prishtina përballet me AEK-un e Greqisë. Shorti i tërhequr të mërkurën ka përcaktuar që ndeshja e parë të luhet në […]

Besa Famgas e Prishtina mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Federata Evropiane e Hendbollit të hënën ka caktuar zonat dhe vazot për shortin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.Shorti për garën ku paraqiten Besa Famgas e Prishtina tërhiqet të mërkurën nga ora 11:00.Dy skuadrat tona janë në vazon e dytë të zonës së dytë. Pra nuk mund të përballen mes vete. Kundërshtarë të mundshëm […]

Istogut i mungon fati, nuk kalon tutje në Kupën Evropiane

Hendbollisteve të Istogut u ka munguar fati për të kaluar në raundin e katërt të Kupës Evropiane. Istogu në raundin e tretë u eliminua nga skuadra bjelloruse Victoria-Berestie. Dy ndeshjet janë luajtur në Istog.Ndeshjen e parë, të shtunën, Istogu e fitoi 33:30. Por të dielën istogaset pësuan me katër gola dallim, 32:28 dhe kështu skuadra […]

Besa Famgas me fitore tjetër bindëse, kalon në raundin e tretë

Besa Famgas e ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti Bosna Visokon me rezultat 32:20.Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në Pejë, kampionia e Kosovës e fitoi me rezultat 36:18.Me dy fitore të thella, Besa kalon […]

Fitore e madhe e Istogut

KHF Istogu kompletoi një ditë të suksesshme të hendbollit kosovar. Istogu të shtunën e mposhti skuadrën bjelloruse Victoria Berestie me rezultat 33:30. Ishte ndeshja e parë e raundit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën në Istog.Victoria-Berestie – Istogu 30:33 (17:18)Istogu: Ujkiq 7, Kameri 8, Milatoviq, Shatri, Muratoviq 13, Rugova […]