Kosova e gatshme për kualifikimet në Prishtinë

Prej të enjtes e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë zhvillohet turneu i Grupit A të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave. Në Grupin A bëjnë pjesë Portugalia, Kosova, Luksemburgu dhe Qipro. Vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në kualifikimet […]

Punë e optimizëm te Kombëtarja në prag të kualifikimeve

Tri prej alove tona, Albina Rugova, Pashke Marku e Fitore Aliu dhe qendra Marigona Hajdari janë të kënaqura me punën në Kombëtare dhe atmosferën para ndeshjeve vendimtare që i luajmë prej të enjtes deri të dielën. “Na presin ndeshje të vështira por do të jemi gati. Vetëm me angazhim e përkushtim është i mundur suksesi”, […]

Gjikokaj: Na presin ndeshje të vështira, por synojmë kualifikimin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar të premten me seanca stërvitore në prag të ndeshjeve të fazës së parë kualifikuese për Euro 2022. Për ndeshjet ndaj Qipros, Luksemburgut e Portugalisë pritet shumë prej Mirela Gjikokajt, njërës prej hendbollisteve të para që kanë ardhur në Kombëtare nga vendet evropiane. Gjikokaj në edicionin e ri do […]

Kelmendi: Po punojmë me përkushtim maksimal

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar të enjten përgatitjet për ndeshjet e javës së ardhshme që i takojnë eliminatoreve për Euro 2022. Prej 3 deri më 5 qershor, vajzat tona luajnë në Prishtinë me Qipron, Luksemburgun e Portugalinë. Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë. Kapitenia Njomza Kelmendi ka konfirmuar se synim mbetet kualifikimi. Njomza së […]

Njoma Zogaj krenare që do ta përfaqësoj Kosovën

Njoma Zogaj do të debutoj në Kombëtaren e Kosovës në kualifikimet për Euro 2022 që mbahen në Prishtinë prej 3 deri më 5 qershor. Ajo ka kaluar telashet shëndetësore që i kishte dhe është e gatshme për lojë. Njoma, që luan në Danimarkë, tashmë ka arritur në Kosovë. Kombëtarja sot nis stërvitjet për ndeshjet me […]

Shabani: Do të jetë vështirë, por synojmë vendin e parë në grup

Selektori Agron Shabani nesër do ta filloj punën me hendbolliste për ndeshjet eliminatore për “Euro 2022”. Kosova bën pjesë në grupin A të fazës së parë kualifikuese. Ndeshjet me Qipron, Luksemburgun dhe Portugalinë luhen prej 3 deri më 5 qershor në Prishtinë.Shabani ka konfirmuar se Kombëtarja jonë e synon pozitën e parë që siguron avancimin […]

Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet kualifikuese

Selektori i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka shpallur të hënën listën e lojtareve në të cilat llogarit për kualifikimet e ardhshme. Kombëtarja jonë prej 3 deri më 5 qershor në Prishtinë luan në Grupin A të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022”. Më 3 qershor vajzat tona takohen me […]

Vlerësohet suksesi i Kombëtares së Kosovës, KOK-u e përzgjedh për grantin ekipor

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në garë deri në ndeshjen e fundit për kualifikim. U rendit e treta në grup, duke lënë prapa ish-kampionen e botës, Rumaninë. Është Komiteti Olimpik i Kosovës që e ka përzgjedhur Kombëtaren tonë për grantin ekipor, në […]

Kosova mbyll kualifikimet me humbje nga nënkampionia e botës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas të Suedisë, Kombëtarja jonë është përballur me nënkampionen në fuqi të botës, Suedinë. Suedia me lojë të shpejtë dhe të fortë në mbrojtje ka arritur te fitorja e lartë, 39:16. Vendasit herët filluan shkëputjen në rezultat […]

Kombëtarja vendoset në Suedi, nesër ndeshja e vështirë me nënkampionen e botës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022. Tashmë këto kualifikime janë të suksesshme për ne. Jemi konsoliduar si Kombëtare që i takon fazës së dytë kualifikuese, kemi fituar respektin e të gjithëve dhe po shfaqim […]