Ramadani: Një rast i shkëlqyeshëm

Në foto shihet Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani.

Selektori i Kosovës, Taip Ramadani, është i kënaqur me fazën përgatitore para ndeshjeve në Itali. Ai i ka vlerësuar mundësi shumë të mirë miqësoret me Kuvajtin që luhen të dielen e të hënën në Rahovec. “Përgatitjet po na shkojnë mirë. Motivi në ekip është i lartë dhe djemtë po punojnë me përkushtim të madh. Kemi […]

Kombëtarja e Kosovës luan dy ndeshje me Kuvajtin

Në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit, Kombëtarja e Kosovës në hendboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore-kontrolluese. Djemtë e selektorit Taip Ramadani do të testohen nga Kombëtarja e Kuvajtit, që është prej më cilësoreve në Azi. Kuvajti është duke u përgatitur në regjionin tonë për një garë të rëndësishme dhe dy prej ndeshjeve […]

Të premten grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

Të premten (nesër) grumbullohet Kombëtarja e Kosovës në hendboll për t’u përgatitur për paraqitje në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2021. Tubimi bëhet në hotelin Venus në Prishtinë paraditën e së premtes, ndërsa stërvitja e parë zhvillohet në mbrëmje. Kombëtarja do t’i zhvillojë nga dy stërvitje në ditë (10:00 – 11:30, […]

Ramadani shumë i kënaqur me konkurrencën, synon kualifikimin

Në foto shihet Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani.

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, është shumë i kënaqur me konkurrencën në kombëtaren tonë. Ramadani thotë se ka pasur vështirësi për të përzgjedhur ekipin për shkak të konkurrencës kurse thekson se synim në garën kualifikuese në Itali do të jetë kalimi në rrethin tjetër të garave. Ramadani thotë se Kosova ka tashmë nivelin që mos […]

Ramadani shpall listën për kualifikimet në Itali

Selektori i Kosovës, Taip Ramadani ka shpallur të mërkurën listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për garën kualifikuese që muajin tjetër mbahet në Itali. Kosova do të garojë në fazën e parë kualifikuese evropiane për kampionatin botëror të vitit 2021. Kombëtarja jonë është në grupin e tretë së bashku me Italinë, Rumaninë […]

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës të hënën e kanë luajtur ndeshjen e fundit në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Antalya të Turqisë. Në ndeshjen e fundit Kombëtarja jonë humbi nga Maqedonia Veriore me rezultat 30:27. Humbja erdhi si pasojë e lodhjes dhe lëshimit të koncentrimit. Vajzat tona kanë luajtur katër ndeshje të forta brenda tri […]

Edhe një fitore për Kosovën në Turqi

Në foto shihen lojtaret e Kombëtares së Kosovës bashkë me trajnerët e tyre.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka shënuar edhe fitoren e dytë në turneun ndërkombëtar që po mbahet në Antalya të Turqisë. Të shtunën mbrëma vajzat tona u takuan me Kombëtaren B të Turqisë dhe arritën fitore me rezultat bindës, 32:23. Pas pjesës së parë epërsia ishte pesë gola për Kombëtaren tonë (15:10). Selektori Agron […]

Kosova shkëlqen ndaj Italisë

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Me një paraqitje shumë të mirë Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka nisur turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë. Të shtunën paradite vajzat tona kanë shkëlqyer ndërsa e kanë mposhtur Italinë me rezultat 31:26. Ishte një paraqitje impresive e Kombëtares sonë që ka dëshmuar se e ardhmja është edhe më e ndritur. Ndaj Italisë […]

Përkundër humbjes, Kombëtarja paraqitet mirë ndaj Turqisë

Edhe në ndeshjen e tretë në turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll është paraqitur mirë. Të dielën mbrëma, hendbollistet tona u përballen me Turqinë A. Ndeshjen e fitoi Turqia A me rezultat 34:28, por kishte përkrahje të madhe të gjyqtarëve vendas, që kanë favorizuar prej fillimit e deri në fund […]

Selektori Shabani shpall listën për turneun në Turqi

Në foto shihen lojtaret e Kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Selektori i Kosovës në hendboll, Agron Shabani të martën ka shpallur listën e lojtareve që do t’i ketë në dispozicion gjatë turneut ndërkombëtar që prej 22 deri më 25 nëntor mbahet në Antalya të Turqisë. Selektori Shabani ka ftuar 16 lojtare, disa prej tyre për herë të parë. Turneu ndërkombëtar që e organizon Federata turke, […]