Kapiteni Dedaj kërkon përkrahjen e shikuesve

Në foto shihet kapiteni i Kombëtares tonë, Valon Dedaj.

Në fitoren historike të muajit prill ndaj Izraelit, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj ishte i pandalshëm duke shënuar plot 10 gola. Prej Dedajt lojë e mirë pritet edhe të mërkurën nga ora 20.00 kur Kosova luan ndeshje tjetër të rëndësishme me Poloninë. Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. […]

Terziqi premton lojë të mirë dhe angazhim maksimal

Në foto shihet hendbollisti Deniz Terziqi.

Deniz Terziqi ishte më efikasi te Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Polonisë të luajtur në tetor të vitit të kaluar si mysafir. Kosova e kishte humbur thellë atë ndeshje, por ka marrë mësimet e nevojshme prej saj. Me Gjermaninë ishte paraqitur dukshëm më mirë, ndërsa ndaj Izraelit në prill kombëtarja jonë arriti […]

Nesër grumbullohet kombëtarja për ndeshjet e rëndësishme

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të grumbullohet të premten (nesër) për dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë të kualifikimeve për kampionatin evropian të hendbollistëve që mbahet vitin tjetër. Më 12 qershor nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kombëtarja jonë luan ndaj Polonisë, kurse ndeshjen e fundit djelmoshat […]

Ramadani: Vendin e përfaqësojmë me dinjitet dhe krenari

Taip Ramadani reagon gjate nje ndeshje

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka premtuar “luftë” deri në çastet e fundit në ndeshjet me Poloninë e Gjermaninë. Ramadani të premten ka publikuar emrat e lojtarëve të përzgjedhur për këto dy ndeshje të fundit të fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”. Kështu kombëtarja e Kosovës ka ardhur në fund të […]

Ramadani publikon listën për dy ndeshjet e fundit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kombëtarja jonë më 12 qershor e pret Poloninë, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në […]

IHF: Spanjës i merret kampionati nëse nuk respektohen simbolet e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka reaguar menjëherë pas letrës që i ka dërguar Federata e Hendbollit të Kosovës, lidhur me diskriminimin gjatë ceremonisë së shortit për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në Spanjë. Spanjollët në ceremoninë e shortit nuk kanë shfaqur flamurin e Kosovës,  por e kanë paraqitur Kosovën me logo të FHK-së. […]

Vlerësimi i përzgjedhësit Ramadani për shortin e Botërorit

Taip Ramadani reagon gjate nje ndeshje

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka thënë se Kombëtarja U21 do të udhëtojë në Spanjë për të dëshmuar që e meriton të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe, kampionatit botëror për juniorë. Kampionati botëror i juniorëve zhvillohet në muajin korrik, ndërsa shorti është hedhur të martën në Ponteverda, njërin prej dy qyteteve […]

FHK-ja reagon në IHF për trajtimin diskriminues në Spanjë

Federata e Hendbollit e Kosovës ka reaguar menjëherë të martën te drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), për trajtimin diskriminues dhe jo të barabartë të saj në ceremoninë e shortit për Kampionatin Botëror në hendboll, që u mbajt sot në Pontevedra në Spanjë. Në shortin për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në […]

Kosova në grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll do të luajë në Grupin C në kampionatin botëror të juniorëve që gjatë korrikut mbahet në Spanjë. Në shortin e hedhur të martën, Kosova ka rënë në një grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin. Bëhet fjalë për një grup të fortë me kombëtare cilësore, por djelmoshat tanë […]

Nesër shorti për Botërorin “Spanja 2019”

Të martën (nesër) do të hedhet shorti për kampionatin botëror të juniorëve (U21) në hendboll që gjatë muajit korrik mbahet në Spanjë. Shorti do të hedhet nga ora 12:00 në Pontevedra të Spanjës. Kampionati i 22-të botëror për junior mbahet në Pontevedra dhe Vigo. Për Kosovën kjo ngjarje është me rëndësi të jashtëzakonshme. Për herë […]