Përzgjedhësi Shabani viziton klubet e femrave

Në kuadër të angazhimit për ngritje të përgjithshme të nivelit të hendbollit të femrave, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani ka vizituar shumicën e klubeve të hendbollisteve. Vizitat janë bërë gjatë ditëve të fundit, për të parë nga afër punën që bëhet nëpër klubet e hendbollisteve në vendin tonë. Shabani ka […]

Kosova përballë elitës botërore në “Spanja 2019”

Me suksesin në IHF Trophy Intercontinental, Kombëtarja jonë e juniorëve ka siguruar paraqitjen në kampionatin botëror të juniorëve (U21) që në verë mbahet në Spanjë (16 – 28 korrik). Është hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës do të luajë në garën më të madhe. Në Botëror Kosova është njëra prej 24 kombëtareve […]

Sporti që shkruan historinë

14 prilli i vitit 2019 do të mbetet datë e rëndësishme në histori të  hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Në këtë mbrëmje një ekip kombëtar i Kosovës siguroi për herë të parë paraqitjen në një botëror. Natyrisht bëhet fjalë për hendbollin, për kombëtaren U21. Hendbolli si shumë herë deri më tani vazhdon të shkruajë historinë […]

Kombëtarja A pëson në Tel Aviv

Të dielen ndeshje të rëndësishme ka patur edhe Kombëtarja A e Kosovës në hendboll. Ndonëse ka udhëtuar me optimizëm, Kombëtarja jonë nuk ia ka dalur të marr rezultatin e synuar në Tel Aviv ku u luajt ndeshja me Izraelin. Vendasit fituan me rezultat 30:24. Disa ditë më parë në Prishtinë, djelmoshat tanë dominuan plotësisht ndaj […]

Kosova U19 fiton medaljen e bronztë

E diela ka nisur në mënyrën më të mirë për hendbollin kosovar. Kombëtarja U19 e Kosovës e ka fituar medaljen e bronztë në IHF Trophy Intercontinental. Në ndeshjen për vend të tretë Kosova fitoi ndaj Kanadës me rezultat 32:26. Djelmoshat kanë dëshmuar se kanë potencial për të ardhmen dhe kanë mbyllur garën me fitore bindëse. […]

Kosova sot luan ndeshjen e rëndësishme në Izrael

Krahas garës ndërkombëtare që po zhvillohet në Prishtinë, ndeshje me shumë rëndësi për hendbollin kosovar zhvillohet nga ora 19:00 në Tel Aviv të Izraelit. Në kuadër të grupit 1 të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2020, Kombëtarja e Kosovës takohet me Izraelin. Të mërkurën Kosova impresionoi në Prishtinë dhe fitoi ndaj Izraelit me rezultat […]

Sot finalja që mund ta bëjë Kosovën U21 pjesë të historisë

Nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, të dielen (sot) zhvillohet finalja e IHF Trophy Interctontinental në grupmoshën e juniorëve (U21). Takohen Kosova me Taipein Kinez. Në kombëtaren tonë janë optimizëm për fitore, por poashtu premtojnë të jenë të përkushtuar maksimalisht, serioz dhe shpresojnë të kenë pëkrahjen e duhur nga tribunat. Dhe me […]

Edhe një pengesë drejt botërorit për juniorët e Kosovës

Hendbollistët e grupmoshës së juniorëve (U21) të Kosovës i janë afruar suksesit historik. Ata të dielen (nesër) paraqiten në finale të garës së rëndësishme IHF Trophy Intercontinental dhe me fitore do të kualifikohen për kampionatin botëror të juniorëve që mbahet në verë në Spanjë. Ende asnjë ekip kombëtar i Kosovës nuk është paraqitur në kampionat […]

Kosova e frymëzuar për një sukses tjetër në Izrael

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Izrael ku do të luajë ndeshjen e rradhës në fazën e dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”. Të dielën nga ora 19:00 në Tel Aviv luhet takimi Izraeli – Kosova, që i takon grupit të parë. Pas tri xhirove në grup udhëheq Gjermania […]

Sot gjysmëfinalet, Kosovës i duhet përkrahja

Pas tri ditëve plot ndeshje në kuadër të fazës grupore, të shtunën (sot) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental. Gjysmëfinalet luhen në të dy grupmoshat, U21 e U19, kurse ekipet kombëtare të Kosovës janë pjesë e tyre. Djelmoshave tanë u duhet përkrahja e tifozëve për të kaluar në finale. Kombëtarja U21 pret të bëjë […]