Miqësoret në Turqi, test i mirë para evropianit

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll, në kuadër te përgatitjeve për ndeshjet e Kampionatit Evropian që mbahet në Podgoricë , të martën (sot) zhvilloi ndeshjen e dytë testuese ndaj Kombëtares së Turqisë, të cilën e humbi me rezultat 35:22. Ndeshja u zhvillua ne vapë të madhe, ndërsa djelmoshat tanë nuk treguan lojën e pritur. Ata […]

Provë e suksesshme në Turqi

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka luajtur të dielen (sot) ndeshjen e parë testuese kontrolluese ndaj Turqisë. Rezultati në fund ishte 36:32 në të mirë të Turqisë. Por Kosova në Stamboll pati një paraqitje të mirë dhe takimi do të shërbejë shumë në prag të evropianit që mbahet më vonë këtë muaj në Podgoricë. […]

Kombëtarja U-20 luan dy ndeshje në Stamboll

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll prej 14 deri më 18 korrik do të qëndrojë në Turqi, përkatësisht në Stamboll. Gjatë kësaj kohe 20-vjeçarët do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore përgatitore me kombëtaren e Turqisë. Ndeshjet luhen më 15 dhe 17 korrik. Këto ndeshje do t’i shërbejnë shtabit teknik që drejtohet nga Fatmir Muhaxheri për […]

Të martën (nesër) grumbullohet kombëtarja U-20

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll grumbullohet të martën (nesër) në Gjakovë,, ku do të përgatitet për ndeshjet e rëndësishme të muajit të ardhshëm. Akomodimi i hendbollistëve deri 20-vjet do të jetë në Hotel Jakova me fillim nga ora 12:00 , ndërsa shtabi teknik ka planifikuar nga dy stërvitje në ditë, që do të mbahen […]

Në vjeshtë ndeshjet kualifikuese të hendbollisteve

Të martën në ditën e parë të Kogresit të EHF-së është tërhequr shorti i fazës së parë kualifikuese për botërorin e hendbollisteve që mbahet vitin tjetër në Japoni. Kombëtarja e Kosovës bënë pjesë në grupin e parë së bashku me Sllovakinë, Ukrainën e Izraelin. Ka gjasë që ndeshjet e këtij grupi mos të zhvillohen në […]

Kosova në grup me Sllovakinë, Ukrainën e Izraelin

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencë të femrave të martën ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror për hendbolliste që mbahet vitin tjetër (2019). Shorti është tërhequr në kuadër të Kongresit të EHF-së që po mbahet në Glasgow të Skocisë. Kosova ishte në vazon e dytë prej tri sa ishin gjithsej, ndërsa për kundërshtarë […]

Muhaxheri shpall listën e 20-vjeçarëve

Kryetrajneri i kombëtares U-20 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri të hënën ka bërë publike listën me emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për sfidat e rëndësishme të kësaj vere. Kombëtarja U-20 në muajin korrik në Podgoricë të Malit të Zi paraqitet në “2018 Men’s European Championship 20”. Është në grup të fortë me […]

Rugova vlerëson ngritjen e kombëtares

Në ndeshjet e fundit të kombëtares së Kosovës, Albina Rugova ishte prej hendbollisteve kryesore. Kapitenja e Istogut ka bërë paraqitje dinjitoze në pozitën e alos dhe ka dëshmuar që edhe lojtaret e kampionatit vendorë mund të japin kontribut të madh për kombëtaren tonë. Në ndeshjen ndaj Holandës, Rugova shënoi katër gola. Katër gola i realizoi […]

Kombëtarja mbyll eliminatoret për “Euro 2018”

Të shtunën i ka ardhur fundi ndeshjeve të kombëtares së Kosovës në kualifikimet për evropianin e vitit 2018 për hendbolliste. Në ndeshjen e fundit hendbollistet tona u takuan me Holandën në Almere të Holandës. Ashtu si pritej, fitorja i takoi Holandës, që është superfuqi e hendbollit evropian e botëror dhe ka në formacion disa prej […]