FHK-ja dënon dhunën në ndeshjen Vushtrria – Trepça

Federata e Hendbollit e Kosovës me shqetësim të madh ka përcjellë rrjedhën e ndeshjes së Superligës A në konkurrencën e meshkujve mes Vushtrrisë dhe Trepçës, e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën në Vushtrri.Ndeshja u ndërpre në minutën e 35-të, pas incidenteve të rënda në fushën e lojës.Për FHK-në është e papranuar dhuna në ndeshjet […]

Në Prishtinë turneu final i Kupës së Kosovës

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës.Në një atmosferë shumë konstruktive, u diskutua për çështje të rëndësishme për hendbollin kosovar dhe u morën vendime të shumta.Kështu, turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll do të mbahet më 6 e […]

Gjikokaj kalon në Superligën e Norvegjisë

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, ka arritur sukses të madh me skuadrën Follo HK.Me fitoren 25:23 të arritur të martën në udhëtim ndaj Oppsalit, Follo HK, ka siguruar kalimin nga kategoria e dytë në Superligën e Norvegjisë.Superliga e Norvegjisë është prej ligave më të forta të hendbollit në Evropë dhe për Gjikokajn është […]

Diona në ekipin më të mirë të turneut të madh në Luksemburg

Hendbollitja e Kombëtares U17 të Kosovës, Diona Dresh, po zhvillohet vrullshëm. Ajo së fundi ishte në turneun e madh ndërkombëtar për hendbollistet deri 17-vjet që u mbajt në Luksemburg. Në edicionin e 35-të të HBD Youth Cup, Diona ishte me skuadrën norvegjeze, Oppegard IL. Ka shkëlqyer në shumicën e ndeshjeve, ndërsa disa herë është shpallur […]

Kombëtarja e Kosovës në Marshin madhështor për Drejtësi

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës së bashku me shtabin teknik dhe drejtues të Federatës së Hendbollit të Kosovës morën pjesë në Marshin për Drejtësi. Marshi madhështor u mbajt të dielën në sheshet e Prishtinës, në mbështetje të luftës së UÇK-së.Dhjetëra mijëra qytetarë ishin pjesë e Marshit, në mesin e tyre edhe shumë sportistë.Kombëtarja e Kosovës […]

Mirela në superformë, shpërblehet me kontratë trivjeçare

Mirela Gjikokaj po kalon superformë në prag të grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës. Mirela me skuadrën Follo HK po marshon drejt elitës norvegjeze. Follo udhëheq në tabelë me 41 pikë, ndërsa dy skuadrat e para në tabelë kalojnë në elitë.Në ndeshjen e fundit Mirela Gjikokaj realizoi plot tetë gola, ndërsa shkëlqimin e vazhdojë me tetë […]

Vizitë e rëndësishme e zyrtares së EHF-së

Për dy ditë për vizitë në Prishtinë ka qëndruar zyrtarja e Federatës Evropiane të Hendbollit, Nadja Lacina. Ajo ka bërë inspektimet e nevojshme lidhur me Kampionatin Evropian U19 të hendbollisteve që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë. Ajo ka dhënë vërejtjet dhe sygjerimet që janë shumë të rëndësishme lidhur me përgatitjet për […]

Klubi elitar danez për Marigonën: Është aset i madh për ne

Hendbollistja jonë, Marigona Hajdari, do të largohet nga skuadra elitare daneze, Ringkobing, në fund të edicionit aktual. Klubi danez ka pranuar dëshpërimin që Marigona nuk do të luaj më për Ringkobingun.Ringkobingu ka shkruar se do të dëshironte ta mbante Marigona Hajdarin edhe për shumë vite të tjera. Klubi e ka cilësuar lojtaren tonë si “hero […]

U luajtën gjysmëfinalet e turneut “Shqiponja 2000”

Në nderim të 8 Marsit, ditës së gruas, të martën në Gjakovë ka nisur turneu tradicional i hendbollisteve, “Shqiponja 2000”. Janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë janë të mërkurën.Kombëtarja U19 e Kosovës është përballur në gjysmëfinale me Bullgarinë U19, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 29:17. Pak gjëra kanë […]

Ndeshjet e Superligës A në RTV 21 Plus

Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me RTV 21 për transmetimin e ndeshjeve të Superligës A të hendbollistëve.Në bazë të marrëveshjes, të gjitha ndeshjet e Superligës A do të transmetohen direkt në RTV 21 Plus, që është i qasshëm në të gjitha platformat televizive.FHK e RTV 21 ka kohë që kanë partneritet […]