Dy ndeshje shumë interesante në Superligë

Të mërkurën u luajtën tri ndeshje të javës së katërt të Superligës së hendbollistëve. Dy prej tyre ofruan hendboll të fortë dhe rivalitet.

Në palestrën “Minatori”, Trepça e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 25:22. Rezultati ishte thuajse i barabartë gjatë tërë kohës, ndërsa loja ishte e fortë, sidomos në mbrojtje. Në minutat e fundit vendasit shfaqën më shumë dhe kështu ndalën pikët.

Deçani ka ndalur Rahovecin në ndeshjen tjetër shumë rivalizuese. 28:26 në të mirë të deçanasve ishte rezultati në fund. Përforcimet e bëra së fundi kanë reflektuar menjëherë në lojën e Deçanit, që fitoi dy pikë të vlefshme.

Si vendas fitoi edhe Vëllaznimi që e mposhti Llapin me rezultatin 46:37.

Të enjten është ndeshja Besa Famgas – Prishtina.

Lajme tjera