Gjuka: Çmimi i më të mirit më motivon që të ndjekë ëndrrën

Qendra e Kombëtares së Kosovës dhe Besa Famgas, Egzon Gjuka, është shprehur i lumtur që u vlerësua hendbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2021.
“T’ju them të drejtën jetën sportive apo karrierën nuk e kam pasur shumë të mirë sepse kam pasur disa lëndime shumë të rënda. Por, unë kam gjetur gjithmonë forcën që të ngrihem, të punoj dhe ta jap më të mirën nga vetja gjatë gjithë kohës. Në fund, mundi im u shpagua nga trajnerët të cilët kanë votuar për këtë çmim. Ky çmim do të më jap motiv që të vazhdoj ëndrrën time që kam me Kombëtaren e Kosovës, të arrijmë në ndonjë Kampionat Evropian apo Botëror. Po ashtu, angazhimet e mia me klubin Besa Famgas të vazhdojnë dhe të jemi në garat evropiane sa më lartë”.

Lajme tjera