Kapitenja jonë e para

Dy ndeshje, 20 gola. Kapitenja jonë, Leonora Demaj, ishte e pandalshme në ndeshjet me Ishujt Faroe. Dhe ajo ishte bindshëm golashënuesja më e mirë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.
Lojtaret tjera më efikase i kanë shënuar nga 17 gola.
Demaj vazhdimisht është shquar me numrin e madh të golave që ka shënuar për Kosovën dhe për efikasitetin e lartë. Ajo është kthyer pas tri vjetësh në Kombëtare dhe ka shfaqur vlerat.
Në fazën e parë kualifikuese janë paraqitur 18 ekipe kombëtare. Janë luajtur 18 ndeshje dhe Kosova është prej fitueseve më të mëdha. Demaj po ashtu.

Lajme tjera