Qerimi shpall listën për ndeshjet me Rumaninë

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme.

Kombëtarja jonë në kuadër të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit 2022, i luan dy ndeshje me Rumaninë. Ndeshja e parë me rumunët është më 10 mars në Prishtinë nga ora 19:30. Ndërsa e dyta luhet më 14 mars nga ora 17:00 në Bukuresht.

Kombëtaren tonë e presin dy ndeshje të vështira me Rumaninë, por synimet janë për mobilizim të plotë  dhe për të dhënë maksimumin në tentim për fitore ndaj rumunëve.

Bujar Qerimi, që në postin e selektorit u zgjodh më 17 shkurt, do të llogarit në lojtarët që edhe deri më tani ishin pjesë e ekipit kombëtar. Në listën e parë të tij nuk ka ndonjë emër të ri, ndërsa kthehen disa lojtarë që munguan në ndeshjet e para të këtyre kualifikimeve.

Grumbullimi i lojtarëve bëhet të premten (5 mars) nga ora 12:00 deri në ora 13:00 në Hotel Internacional në Prishtinë.

Ndërsa në shtabin e tij teknik janë Fatmir Muhaxheri, Veton Hajrizi dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.

Ekipi

Nr Name Club Position Matches Goals
5 Kastriot Jupa KH Besa Famgas PV 42 153
11 Valon Dedaj HSC Kreuzlingen (SUI) CB 32 117
14 Drenit Tahirukaj HSC Kreuzlingen (SUI) RB 16 29
15 Deniz Terziqi KH Prishtina LB 34 102
16 Armir Agushi KH Prishtina GK 11 0
19 Oltion Beshiri KH Prishtina LW 34 63
24 Luigj Quni GC Amicitia Zürich (SUI) PV 25 31
25 Festim Mustafa KH Kastrioti LB 0 0
26 Drilon Tahirukaj KH Besa Famgas RW 28 53
27 Lulëzim Shabani KH Prishtina LW 4 0
28 Haris Berisha HSC Kreuzlingen (SUI) GK 24 1
31 Bujar Ramosaj KH Besa Famgas LB 13 3
33 Jon Muqolli KH Besa Famgas LB 7 1
34 Leonard Gegaj Kärra HF (SWE) CB 7 3
35 Rron Ramadani KH Prishtina PV 5 0
68 Egzon Gjuka KH Besa Famgas CB 23 51
91 Liridon Zena RK Zamet (CRO) GK 6 0
95 Armend Alaj ThSV Eisenach RW 2 2

Stafi teknik

Bujar Qerimi Selektor
Fatmir Muhaxheri Trajner
Veton Hajrizi Trajner
Agon Bytyqi

Fizioterapeut

Lajme tjera