Fitore historike në Bukuresht
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur suksesin më të madh të saj të dielën në Bukuresht. Kombëtarja jonë e mposhti Rumaninë vendase me rezultat bindës, 30:25. Është kjo fitorja jonë e parë në kualifikime evropiane si mysafir dhe ndaj Kombëtares më të madhe. Ndeshjen e nisëm keq, por shpejt u konsoliduam dhe mbajtëm rezultatin […]
“Jemi bashkuar edhe më shumë si ekip”
Kombëtarja jonë ka arritur në Bukuresht dhe po bëhet gati për stërvitje. Nesër e kemi ndeshjen e rëndësishme ndaj Rumanisë, ku synim është mbrojtja e barazimit të madh të arritur në Prishtinë. Atmosfera në Kombëtaren tonë është shumë e mirë. Këtë e konfirmon kapiteni Valon Dedaj. “Udhëtimi ka qenë shumë i mirë. Jemi bashkuar edhe […]
Barazim me shije të fitores
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur një rezultat historik të mërkurën mbrëma. Kombëtarja jonë ka barazuar 23:23 me Rumaninë, në xhiron e tretë të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”. Falë lojës me zemër dhe angazhimit maksimal, djemtë tanë morën barazimin e shumëdëshiruar, ndërsa me pak më tepër fat do të mund të […]
Suedia mposht Malin e Zi në ndeshjen e grupit tonë
Nënkampionia e botës, Suedia, nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Malit të Zi. Suedezët kanë fituar me rezultat 27:24 në takimin në Lund. Takimi i takoi xhiros së katërt të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në këtë grup janë edhe Kosova e Rumania, që […]
Rumania në kërkim të lavdisë së dikurshme
Kombëtarja e Rumanisë do të jetë kundërshtare e Kosovës të mërkurën, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022. Ndeshja do të luhet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Rumania aktualisht është e dyta në grupin e tetë. Në xhiron e parë pësoi 33:30 nga Suedia në Partille, […]
Kombëtarja në fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen me Rumaninë
Janë në fazën finale përgatitjet e Kombëtares së Kosovës në hendboll për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Shtabi teknik në krye me selektorin Bujar Qerimi është i kënaqur me punën e lojtarëve. Edhe lojtarët i vlerësojnë të suksesshme përgatitjet, përkundër disa telasheve të vogla me lëndime. Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për Euro […]
Kapiteni Dedaj: Në Kosovë nuk i frikësohemi askujt
Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Rumania vlerësohet rival i vështirë por Dedaj thotë se si vendas mund të përballen me të gjithë. “Stërvitjet po shkojnë mirë. Gjithmonë them se në Kosovë nuk i frikësohemi askujt sepse luajmë hendboll të […]
Qerimi: Synojmë hapa para
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar të dielën dy stërvitje, nën urdhrat e selektorit të ri, Bujar Qerimi.Përzgjedhësi Qerimi është i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohen përgatitjet.“Puna është duke ecur si duhet, ashtu si e kemi menduar. Kemi disa probleme […]
Gjuka: Rumaninë e njohim shumë mirë
Egzon Gjuka ka kohë që jep kontribut për Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Prej Gjukës pritet shumë edhe në dy ndeshjet ndaj Rumanisë, që i kemi javën e ardhshme. Kombëtarja jonë të premten ka nisur përgatitjet për ndeshjet me Rumaninë.Qendra pejane, Gjuka, ka treguar se atmosfera në Kombëtare është në nivel.“Përgatitjet kanë filluar mirë. Po […]
Mobilizim te Kombëtarja e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur të premten mbrëma përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme me Rumaninë. Me Rumaninë fillimisht takohemi të mërkurën nga ora 19:30 në Prishtinë, e më pas edhe në Bukuresht, të dielën më 14 mars. Nën urdhërat e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja ka stërvitur edhe të shtunën paradite në Prishtinë.Te […]