Edhe një sukses i FHK-së, turneu kualifikues i hendbollisteve organizohet në Kosovë
Ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave, do të luhen në Prishtinë. Ky sukses është arritur pas përpjekjeve të mëdha të presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini. Pas shumë negociatave të presidentit Saraçini me drejtuesit e Federatës Evropiane të Hendbollit, është vendosur […]
Sukses i madh për motrat Hajdari, kalojnë në elitën daneze
Danimarka është prej vendeve me hendbollin më të zhvilluar të femrave. Dhe në elitën e këtij vendi prej edicionit të ardhshëm do të luajnë motrat Marigona e Arlinda Hajdari. Është ky një sukses i madh për dy reprezentueset e Kosovës, që kanë shfaqur vlera edhe në ndeshjet në Austri. Skuadra e motrave Hajdari, Ringkobing, të […]
Kosova humb nga Italia, por fiton shumë lojtare
Humbin ndeshjen vendimtare për kalim tutje në kualifikimet për Botërorin 2021, atë nga Italia. Të shtunën në Austri pësuam 24:22. Vajzat tona u angazhuan, por që këtë herë nuk ishte e mjaftueshme për fitore. Na mbetet shumë punë që të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme. Vajzat nuk e kishin freskinë edhe për shkak të ngarkesës […]
Shabani: I kthehemi lojës me Italinë, shpresojmë në sukses
Selektori i Kosovës, Agron Shabani, ka thënë se fillimi i keq i pjesës së dytë të ndeshjes i ka kushtuar Kombëtares sonë. Kosova humbi nga Austria me rezultat 26:20 në kualifikimet për Botërorin 2021. “Pjesa e parë ishte shumë e mirë. Në 5-6 minutat e parë të pjesës së dytë kishim rënie si në sulm […]
Kosova humb ndeshjen me Austrinë, por jep sinjale të mira
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2021. Të premten në Maria Enzersdorf të Austrisë, hendbollistet tona pësuan 26:20, nga Austria. Kosova e hapi ndeshjen shumë mirë dhe në pjesën e parë ishte në epërsi të vazhdueshme. Epërsia në shumë raste ishte 3 gola. Por pjesa e parë përfundoi […]
Ambasadori i Kosovës në Austri viziton ekipin kombëtar
Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka vizituar sot hendbollistet e Kombëtares së Kosovës në Voesendorf. Ambasadori Pllana u ka dëshiruar sukses hendbollisteve në dy ndeshjet kualifikuese për Botëror, ndaj Austrisë dhe Italisë. Ai ka thënë se lojtaret janë përfaqësuese të shtetit dhe se duhet të japin më të mirën për prezantimin e Kosovës.Në […]
Kombëtarja e hendbollisteve mësoi kundërtshtarët në kualifikimet e ardhshme për Evropian
Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës sot udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.Por sot hendbollistet kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022.Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron.Kosova për […]
Kombëtarja vazhdon përgatitjet, vajzat shumë të motivuara
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) po vazhdon në Istog përgatitjet për ndeshjet e javës së ardhshme në Austri. Selektori Agron Shabani është i kënaqur me punën që po bëhet. Ai tregon se vajzat janë shumë të motivuara.“Atmosfera është shumë e mirë. Ka kohë që nuk kemi pasur tubime të këtij lloji. Vajzat janë shumë […]
Hendbollistet mblidhen në Istog
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është mbledhur sot për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të javës së ardhshme. Grumbullimi është bërë në Istog ku vajzat do të përgatiten deri të mërkurën, kur Kombëtarja niset për në Austri. Në Austri luajmë me Austrinë dhe Italinë në kualifikimet për Botërorin 2021. Stërvitjen e […]
Shabani publikon listën për ndeshjet kualifikuese në Austri
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën listën për ndeshjet kualifikuese në Austri. Kombëtarja e Kosovës nuk ka luajtur ndeshje vitin e kaluar për shkak të anulimit të garave si pasojë e koronavirusit. Tani do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2021. Kosova është […]