Të premten nis seminari për planin strategjik

Të premten (nesër) nis seminari për planin strategjik të Federatës së Hendbollit të Kosovës, përkatësisht për Kornizën për Ciklin Olimpik 2018-2020. Seminari organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i mbështetur nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Seminari zhvillohet gjatë tri ditëve, përkatësisht deri më 20 maj, kurse janë të parapara 26 orë. Seminari mbahet […]

Lulzim Abazi anëtar i ri Bordit të FHK-së

Presidenti i FHK-së Eugen Saraçini me qëllim të funksionalizimit te Bordit të FHK-së para sfidave të radhës, te cilat e presin ne periudhën e ardhshme qoftë me kombëtaret apo garat e klubeve, në bazë të kompetencave nga Statuti i FHK-së emëroi sot anëtarë të ri te Bordit të FHK-së me mandat dy vjeçar punëtorin e […]

Në Prizren së shpejti nis Akademia e hendbollit

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, të enjten janë pritur në një takim të ngrohtë nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Në takim është folur për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturën për klubet e hendbollit Prizreni për meshkuj e femra dhe për klubin CLICK […]

Ndërron jetë Bedri Paci

Të mërkurën ka ndërruar jetë Bedri Paci, ish-fizioterapeut i Kombëtares së Kosovës në hendboll. Paci është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Varrimi i të ndjerit është bërë të enjten në varrezat e Fushë Kosovës. Bedri Paci ishte fizioterapeut I Kombëtares A të Kosovës në hendboll (meshkujt) gjatë kampionatit të IHF-së për vendet me hendboll […]

Jep dorëheqje anëtari i Bordit të FHK -së Gëzim Kokollari

Anëtari i deritashëm i Bordit të FHK-së Gëzim Kokollari me një shkresë zyrtare sot paraqiti dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Bordit, post ky të cilin e ushtroi më shumë se tri vite, duke kontribuar në sukseset e saj. “I nderuari President Saraçini, Të nderuar anëtar të Bordit të FHK-së, Me keqardhje ju […]

Shoqata e trajnerëve mbajti Kuvendin zgjedhor

Të hënën (sot) në Shtëpinë   e Sporteve në Prishtinë, Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor. Në Kuvend u miratua Raporti i punës dhe raporti financiar për periudhën qershor 2016 – prill 2018. Gjithashtu u miratua rregullorja e kategorizimit te trajnerëve, e cila është harmonizuar me shkollimin e Federatës Evropiane, RINCK CONVETA, që […]

Shqiponja fiton titullin te kadetet

Krahas garave të senioreve, Federata e Hendbollit të Kosovës organizon garat edhe për grupmoshat e reja. Për grupmoshën e kadeteve, garat për edicionin 2017/18 kanë përfunduar. Te kadetet, kampionati përfundoi këtë fundjavë. Kampione u shpall Shqiponja që në 14 ndeshje mblodhi 26 pikë. Në vendin e dytë mbeti Prishtina me 22 pikë, sa i ka […]

Besa fiton titullin te kadetët

Krahas garave të seniorëve, Federata e Hendbollit të Kosovës organizon garat edhe për grupmoshat e reja. Për grupmoshën e kadetëve, garat për edicionin 2017/18 kanë përfunduar. Te kadetët, titullin e ka fituar Besa FamGas që në 18 ndeshje ka mbledhur plot 34 pikë. Besa ka regjistruar 17 fitore, kurse ka pësuar vetëm një humbje. E […]

Ministri Gashi: Tash e tutje financimi nga MKRS në bazë të meritave dhe rezultateve

Pas miratimit të akteve normative, të cilat rregullojnë procedurat dhe mënyrën e financimit të federatave sportive në vendin tonë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK). Përmes nënshkrimit të memorandumeve përcaktohet financimi […]