Ndeshjet e hendbollit luhen pa praninë e shikuesve

Në foto shihen lojtarët duke luajtur hendboll, dhe fotoja është shkrepur nga këndi i ulëseve të shikuesve.

Ky është vendim i FHK-së i cili është në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi (COVID – 19). Është Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës që ka vendosur që ndeshjet e hendbollit në vendin tonë të zhvillohen pa praninë e shikuesve në palestra. Pa […]

Kastrioti e Prishtina në gjysmëfinale të Kupës

Lojtari ka topin në dorë dhe po vrapon, dy bashkëlojtarë të tij po i ndihmojnë duke u munduar t’i ndalojnë dy lojtarët kundërshtarë që mos t’a pengojnë gjuajtjen e lojtarit që ka topin.

Janë luajtur të mërkurën dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ashtu si pritej, Kastrioti e Prishtina kanë kaluar në gjysmëfinale. Fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, ka fituar në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultatin 43:30. Pjesa e parë ishte më e barabartë dhe u […]

Vushtrria në gjysmëfinale, Njomza Kelmendi siguron fitoren dramatike

Në foto shihen hendbollistet të gëzuara që fituan ndeshjen.

Vushtrria është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në çerekfinale, Vushtrria fitoj ndaj Ferizajt pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri ishte interesante, cilësore dhe dramatike. Ndërkohë atmosfera ishte e zjarrtë. Palestra ishte e mbushur […]

Në Gjakovë çerekfinalja kryesore te hendbollistët

Vëllaznimi – Trepça pritet të jetë çerekfinalja më interesante e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Këto dy skuadra takohen të enjten nga ora 18:00 në palestrën në Gjakovë. Në ndeshjet e Vëllaznimit me Trepçën në këtë edicion ka pasur rivalitet. Të gjitha përballjet mes tyre janë vendosur në aksionet e fundit. […]

Në Vushtrri ndeshja më interesante e çerekfinales

Një lojtare me top në dorë është hedhur lartë për të shënuar gol, përballë ka portieren e ekipit kundërshtar e cila po qëndron e gatshme që t’a ndalojë gjuajtjen e saj, kurse mbrapa lojtares janë disa hendbolliste të ekipit kundërshtar dhe disa bashkëlojtare të saj.

Dy skuadrat që synojnë trofe këtë edicion, KHF Vushtrria e KHF Ferizaj, takohen të mërkurën (nesër) nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Ndeshja Vushtrria – Ferizaj i takon çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Pritet ndeshje e fortë e cilësore e po ashtu […]

Vushtrria – Ferizaj, ndeshja më interesante e çerekfinales së Kupës

Të martën nga ora 12:00 është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Vushtrri ku takohen Vushtrria e Ferizaj. Bëhet fjalë për dy skuadra që synojnë edhe titullin e kampionit. Çerekfinalet tjera janë: Kastrioti – Shqiponja, Istogu – […]

Në Gjakovë e Vushtrri ndeshje me më shumë rivalitet

Të martën në mesditë është tërhequr shorti edhe për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Ndeshjet luhen më 11 e 12 mars, ndërsa në dy takime pritet të ketë më shumë rivalitet. Në Gjakovë do të takohen Vëllaznimi e Trepça që kanë luajtur ndeshje shumë të forta në mes […]

Trepça në rrethin e dytë të Kupës

Trepça e Mitrovicës ka kaluar në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në ndeshjen e fundit të rrethit të parë të Kupës, Trepça të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 39:27. 18:13 ishte rezultati pas pjesës së parë. Ndeshjet tjera të rrethit të parë janë luajtur […]

Pa befasi në rrethin e parë të Kupës

Prej të martës deri të enjten janë luajtur ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Janë luajtur ndeshjet në të dy konkurrencat, por nuk ka patur ndonjë befasi të madhe në rezultatet e arritura. Te hendbollistet tutje kanë kaluar skuadrat që pritet të garojnë për trofe, Istogu, Ferizaj, Vushtrria, Prishtina, por […]

Fillon gara për Kupë të Kosovës

Me takimin mes KEK-ut e Samadrexhës (femrat) ka filluar gara për Kupën e Kosovës në hendboll. Ndeshja KEK-u – Samadrexha është luajtur të martën kurse fitore ka shënuar Samadrexha me rezultat 30:24. Pas pjesës së parë skuadra e Superligës së hendbollisteve kishte epërsi prej dy golave, 15:13. Gara për Kupë të Kosovës ka filluar me […]