Festë hendbolli në Vushtrri, skuadra me traditë kthehet në Superligë

Në Vushtrri kishte festë hendbolli të shtunën mbrëma. Skuadra me traditë nga ky qytet, KH Vushtrria, është kthyer në Superligë, pas një viti në Ligën e Parë.Në kuadër të xhiros së fundit (18) të Ligës së Parë, Vushtrria e mposhti Prizrenin me rezultat 39:23. Vushtrriasit i kanë fituar të gjitha 15 ndeshjet e këtij kampionati […]

Një tjetër ndeshje interesante e Ligës së Parë në Vushtrri

Vushtrria – Ulpiana është ndeshja që e hap xhiron e 11-të në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të premten (sonte) nga ora 19:30.Vushtrria pritet ta bëj edhe një hap drejt kthimit në Superligë. Aktualisht vushtrriasit udhëheqin në tabelë me 18 pikë. I kanë fituar të gjitha nëntë ndeshjet. Ulpiana […]

Liga e Parë, stinori pranveror nis në Vushtrri

Me ndeshjen Lepenci – Vushtrria fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Me marrëveshjen e të dy klubeve, kjo ndeshje zhvillohet në Vushtrri, të premten (sot) prej orës 19:30.Vushtrria është riorganizuar dhe ka synime për kthim në menjëhershëm në Superligë. Vushtrria i ka fituar tetë ndeshjet në vjeshtë dhe mban […]

Afati kalimtar deri më 15 janar

Më 7 janar është hapur afati kalimtar për hendbollistë dhe hendbolliste. Afati kalimtar është i hapur deri më 15 janar, ndërsa pritet të ketë lëvizje të lojtarëve. Janë disa skuadra që kanë paralajmëruar angazhimin e lojtarëve të rinj për pjesën e dytë të kampionatit. Pritet garë e fortë si te hendbollistët ashtu edhe te hendbollistet […]

Vushtrria “dimëron” si lidere në Ligën e Parë

KH Vushtrria është në rrugë të mirë për kthim në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Vushtrriasit do të mbajnë pozitën e parë pas përfundimit të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë. Vushtrria ka fituar tetë ndeshjet e zhvilluara dhe me 16 pikë ka siguruar vendin e parë në tabelë. Dy ditë më parë Vushtrria […]

Të shtunën derbi mes Trepçës e Prishtinës

Katër ndeshje të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën. Vëmendja do të jetë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku zhvillohet derbi i xhiros. Nga ora 18:00 takohen Trepça e Prishtina, dy skuadrat me nam në hendbollin tonë. Trepça ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe është lidere e […]

Vushtrria e Prizreni në kërkim të fitoreve të reja

Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Vushtrria llogaritë në dy pikë të reja nga udhëtimi që do ta ketë në Ferizaj. Vushtrria është mysafire e Ulpianës, të dielën nga ora 12:00. Ulpiana ndeshjen e luan në Ferizaj. Vushtrria ka fituar ndeshjen e […]

Tërhiqet shorti i Ligës së Parë

Të hënën është tërhequr shorti për Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Edicioni 2021/2022 fillon më 2 tetor.Në Ligën e Parë të hendbollistëve garojnë dhjetë skuadra, disa prej tyre me nam në hendbollin tonë.Ndeshjet e xhiros së parë janë: Vjosa – Prizreni, Istogu – KEK-u, Drita – Samadrexha, Dukagjini – […]

Rahoveci, anëtar i ri i Superligës së Kosovës në hendboll

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” e siguruan të shtunën në Istog, duke e fituar ndeshjen e plejautit ndaj Vushtrrisë. Rezultati në fund të ndeshjes ishte27:26 në të mirë të Rahovecit. Rahoveci u rendit i dyti në Ligën e Parë dhe siguroi […]

Deçani promovohet në Superligë, Rahoveci i dyti në Ligën e Parë

Deçani është kampion i Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Deçani vazhdon të konfirmohet si qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar, ndërsa skuadra deçanase në edicionin e ardhshëm do të jetë në Superligë. Liga e Parë ka përfunduar të dielën. Deçani ka mbledhur 33 pikë që i mjaftojnë për pozitën […]