Derbi i madh në Ligën e Parë

Këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e xhiros së fundit (18) në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Derbi i madh luhet në Rahovec, të dielën nga ora 18:00. Takohen Rahoveci dhe Samadrexha.Të dielën është edhe ndeshja Deçani – KEK-u, që fillon në ora 17:00. Deçani është lider me 31 pikë dhe me fitore […]

Rahoveci mposht Deçanin, hapet gara në Ligën e Parë

Rahoveci ka fituar bindshëm derbin e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll. Në fundjavë, Rahoveci e mposhti Deçanin me rezultatin 36:15. Ardian Osa dhe Besmir Kusari realizuan nga 8 gola për rahovecasit. Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Deçani me 4 gola. Për Deçanin ishte humbja e parë këtë edicion. […]

Fillon stinori pranveror në Ligën e Parë

Me dy ndeshje që luhen të shtunën fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Ligën e Parë pritet garë e fortë dhe interesante për pozitat e kreut. Në kuadër të javës së dhjetë, të shtunën janë dy ndeshje. Dukagjini e Drita takohen nga ora 13:00, ndërsa Vjosa e Deçani […]

Stinori pranveror fillon më 6 shkurt

Edhe tri javë kanë mbetur deri në fillim të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në xhiron e 15-të, që zhvillohet më 6 e 7 shkurt, takohen: Drenica – Kastrioti, Vëllaznimi – Llapi, Trepça – Prizreni, Besa Famgas – Prishtina, Vushtrria – Zhegra. Pjesa e parë e kampionatit përfundon […]

Më 15 janar fillon afati kalimtar

Të premten, më 15 janar, fillon afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste. Mini-afati kalimtar zgjat deri më 22 janar, ndërsa të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kanë lojtarët dhe lojtaret që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletëlëshimin nga klubi. Ndërkohë lojtarët që vijnë nga klube të vendeve tjera mund të […]

Deçani, kampion vjeshtor në Ligën e Parë

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. U zhvillua një garë e mirë, ndërsa në skuadra kanë parakaluar shumë hendbollistë të talentuar. Sa i takon rezultateve, është shquar Deçani, që ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet. Me 18 pikë, Deçani është kampion vjeshtor në Ligën e […]

Lajm shumë i mirë, riaktivizohet KH Istogu

Qyteti i Istogut ka vite që e ka njërën prej skuadrave më të mira të hendbollisteve në Kosovë. Por tani është bërë një hap tjetër i rëndësishëm që Istogu të bëhet qendër me peshë për hendbollin në vendin tonë.Pas dy vjetësh është riaktivizuar KH Istogu, që do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës […]

Ndeshje interesante në javën e katërt

Akcion nga superliga e hendbollit

Disa ndeshje interesante priten në javën e katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa kampioni Besa Famgas është favorit absolut ndaj Llapit e po ashtu Prishtina është favorite ndaj Zhegrës, ndeshjet tjera pritet të jenë më të barabarta.Ndeshja Llapi – Besa Famgas është të shtunën nga ora 19:00, ndërsa Prishtina […]

Tri fitore për vendasit, një për mysafirët

Akcion nga liga 1 e meshkujve

Në fundjavë u luajtën ndeshjet e para në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Drita e Gjilanit ka nisur me fitore edicionin e ri duke e mposhtur Dukagjini me rezultatin 47:39. Si vendas fitoi edhe Deçani, ndaj Vjosës me rezultat 39:19. Ndërkohë Ulpiana e KEK-u luajtën ndeshje më të përafërt. […]

Fillon edhe Liga e Parë

Liga e pare meshkujt

Në fundjavë fillon edicioni 2020\2021 edhe në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat. Te hendbollistët ndeshjet e javës së parë janë: Lepenci – Rahoveci, Drita – Dukagjini, Deçani – Vjosa, Ulpiana – KEK-u e Samadrexha – Istogu. Ndërsa te hendbollistet në javën e parë luhen këto takime: Dukagjini – Deçani, […]