Dy derbi në xhiron përmbyllëse

Të shtunën e të dielën luhen ndeshjet e xhiros së fundit (22) të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Më pas edicioni vazhdon me garat shtesë (plejof), ku përcaktohet kampioni. Në kuadër të javës së 22-të janë dy derbi, ku takohen skuadrat e kreut të tabelës. Të shtunën nga ora 17:00 […]

Fitore për skuadrat ferizajase

Skuadrat ferizajase kanë fituar ndeshjet e së dielës në Superligën e hendbollisteve. Në kuadër të javës së 21-të, kampioni aktual, Ferizaj, fitoi ndaj Vjosës në Shtime me rezultat 31:28. Albulena Basha shënoi 7 gola, ndërsa 6 i realizoi Albulena Kelmendi për Ferizajn. Benita Shabani ishte më efikasja te Vjosa me 8 gola. Ferizaj është i […]

Tri për vendasit një për mysafirët

Skuadrat vendase kanë fituar tri prej katër ndeshjeve të luajtura të shtunën në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Është kjo java e parafundit e stinorit të rregullt. Istogu ka vazhduar me bilanc 100% duke e mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 42:23. Pranvera Ferataj ishte […]

Favoritët në kërkim të fitoreve të reja

Të shtunën e të dielën zhvillohet xhiroja e 21-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën janë katër ndeshje e të dielën dy të tjera. Por skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të kenë telashe për të arkëtuar pikët e reja. Istogu, që i ka fituar 20 ndeshjet e […]

Istogu shënon fitoren e 20-të rresht, triumfon edhe Ferizaj

Kapitenia Albina Rugova ka shënuar 11 gola dhe ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës. Istogu të dielën fitoi 47:16 ndaj Vjosës së Shtimes. Për istogaset ishte fitorja e 20-të rresht në këtë edicion. Skuadra e Istogut udhëheq në tabelë me 40 pikë. Vjosa është e 11-ta me vetëm 6 pikë. […]

Kastrioti fiton në Gjakovë, pikët edhe për Prishtinën e Samadrexhën

Kastrioti i Ferizajt ka mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 36:32. Ndeshja e luajtur të shtunën në Gjakovë i takoi xhiros së 20-të të Superligës së hendbollisteve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:17 për ekipin ferizajas. Shqiponjës nuk i mjaftuan as 20 golat e Argoneta Goqit. 5 gola për Shqiponjën i shënoi Shpresa Fazlija. […]

Javë pa derbi te hendbollistet

Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të hasin në telashe për të fituar ndeshjet e xhiros së 20-të të Superligës së hendbollisteve, që luhen këtë fundjavë.Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar. Në kuadër të javës së 20-të, të shtunën janë takimet Shqiponja – Kastrioti (14:00), […]

Fitore për skuadrat mysafire

Samadrexha e Shqiponja kanë fituar dy ndeshjet e së dielës në Superligën e hendbollisteve. Të dy skuadrat fituan ndeshjes si mysafire, në javën e 19-të. Samadrexha fitoi në Obiliq ndaj KEK-ut me rezultat 31:21. Arlinda Maloku me 11 gola dhe Gentiana Basholli me 8 gola ishin më efikaset te Samadrexha. Elona Grajqevci shënoi 8 gola […]

Kampioni merr pikë në kryeqytet, Vushtrria fiton në Ferizaj

Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në kryeqytet, Prishtina e Ferizaj barazuan 33:33. Skuadra prishtinase kishte epërsi prej dy golave pas pjesës së parë, 18:16, por atë nuk e mbajti deri në fund. Ndeshjen më mirë e hapën ferizajaset që kishin epërsi deri […]

Derbit në Prishtinë e Ferizaj

Prishtina – Ferizaj dhe Kastrioti – Vushtrria janë kryendeshjet e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshja e dy skuadrave me synime në këtë edicion, Prishtinës e Ferizajt, luhet të shtunën nga ora 17:00 në kryeqytet. Një orë më vonë nis takimi në Ferizaj në mes të Kastriotit […]