Kombëtarja U17 nesër udhëton për në Ankara
Pas një periudhe të suksesshme përgatitore në Prishtinë, Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) të premten udhëton për në Ankara të Turqisë.Në kryeqendrën turke, vajzat tona do të paraqiten në Kampionatin Evropian (B).Faza përgatitore ishte shumë e suksesshme. Vajzat kanë punuar me përkushtim dhe seriozitet, të vetëdijshme për rëndësinë e Evropianit si dhe konkurrencën […]
Atmosferë e shkëlqyer pune te Kombëtarja U17
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll po i vazhdon përgatitjet për Kampionat Evropian. Vajzat tona janë vendosur në Prishtinë dhe po punojnë me përkushtim maksimal që në Ankara të Turqisë të paraqiten sa më mirë. Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer, kanë thënë nga shtabi teknik.Kombëtarja vazhdon përgatitjet edhe disa ditë në Prishtinë, deri para […]
Kosova U17 e luan ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar
Të hënën në mëngjes hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Nafplio të Greqisë, vajzat tona u përballën me Kroacinë.Në periudhën e parë prej tri gjithsej, Kombëtarja jonë shfaqi potencialin që ka, ndërsa pas 15 minutave lojë rezultati ishte i barabartë, 8:8. Në periudhën […]
Ferati shpall listën për Kampionatin Mesdhetar
Kryetrajneri i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (vajzat), Mitat Ferati, ka shpallur listën e lojtareve të ftuara për Kampionatin Mesdhetar.Kampionati i 16-të Mesdhetar për grupmoshën U17 mbahet prej 26 shkurtit deri më 5 mars në Greqi. Kombëtarja U17 grumbullohet më 22 shkurt, në Kosovë. Udhëtimi për në Greqi do të bëhet tri ditë pas […]
Të hënën grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) grumbullohet të hënën në Gjakovë. Kryetrajneri i Kombëtares U17, Mitat Ferati, ka përpiluar listën që përbëhet mbi 30 lojtare. Fillimisht lojtaret e reja do t’i nënshtrohen testimit, ndërsa lojtaret e përzgjedhura do të vazhdojnë kampin. Kampi mbahet prej të hënës deri më premten në Gjakovë. Grumbullimi i lojtareve […]
Kosova U17 e humb në penallti ndeshjen e fundit në Evropian
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka zhvilluar të shtunën ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Klaipeda të Lituanisë. Në ndeshjen për plasman përfundimtar (9-10), Kosova u përball me Letoninë. Letonia ka shënuar fitore pas ekzekutimit të penalltive, pas kthimit të madh të Kombëtares sonë në […]
Përfundojnë ndeshjet e grupit për Kosovën U17
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e fundit në kuadër të fazës grupore të Kampionatit Evropian të Divizionit B. Në Klaipeda të Lituanisë, vajzat tona janë takuar pikërisht me Lituaninë dhe kanë pësuar me rezultat 33:17.Pjesa e parë dhe fillimi i pjesës së dytë ishin thuajse të barabartë, […]
Hendbollistet e reja pësojnë nga Finlanda
Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Klaipeda të Lituanisë. Të hënën hendbollistet tona të reja janë përballur me Finlandën dhe kanë pësuar me rezultat 44:10. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:6. Sidomos pjesa e dytë ishte e zbehtë […]
Hendbollistet e reja shfaqin më shumë, por humbin edhe nga Maqedonia e Veriut
Ka pasur përmirësime në lojën e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll, por jo të mjaftueshme për ta shmangur edhe humbjen e dytë. Të dielën në Klaipeda të Lituanisë në kuadër të Evropianit të Divizionit B, Kosova U17 humbi nga Maqedonia e Veriut me 33:15. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:5.Loja e vajzave tona […]
Kosova U17 humb nga Spanja, nesër ndeshja me Maqedoninë e Veriut
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B.Në Klaipeda të Lituanisë, Kosova U17 luajti me Spanjën dhe ka humbur me rezultat 39:9.Hendbollistet spanjolle ishin dominante që nga fillimi i ndeshjes dhe kanë fituar pikët e para në këtë Evropian. Pas […]