Të shtunën tri ndeshje të xhiros së 20-të

Të shtunën zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Lideri i klasifikimit, Rahoveci, e pret Trepçën e Mitrovicës, nga ora 19:00. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. “Vreshtarët” synojnë fitoren e 20-të rresht, ndërsa mitrovicasit do të bëjnë përpjekje për rezistencë, ndonëse me fond të limituar lojtarësh. Trepça është e treta me 24 pikë, ndërsa Rahoveci udhëheq me 38 pikë.
Kastrioti – Vëllaznimi (19:00) dhe Vushtrria – Deçani (20:00) janë dy ndeshjet tjera që zhvillohen të shtunën.
Xhiroja e 20-të mbyllet të hënën me takimin mes Prishtinës dhe Besa Famgasit. Kjo ndeshje luhet prej orës 20:00.
Kampionia aktuale, Besa Famgas, është e dyta me 30 pikë. Prishtina renditet e pesta me 18 pikë.

Lajme tjera