Vushtrria sfidon Istogun, Prishtina Ferizajn

Me ndeshje interesante vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Në fundjavë janë ndeshjet e xhiros së 13-të, që priten me shumë vëmendje.
Në ndeshjet e së shtunës, Shqiponja e Samadrexha llogariten favorite. Shqiponja e pret Ulpianën nga ora 13:00, ndërsa Samadrexha luan në Deçan ndaj Jusuf Gërvallës nga ora 16:00.
Më shumë rivalitet pritet në ndeshjet e së dielës. Nga ora 15:00 është takimi Vushtrria – Istogu.
Kampioni aktual, Istogu, është i dyti në tabelë me 22 pikë. Vushtrria është e katërta me 14 pikë.
Prej orës 18:30, të dielën, takohen Ferizaj e Prishtina. Ferizaj është lider me 22 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Prishtina është e gjashta me 12 pikë dhe në garë të fortë për pozitat që sigurojnë plejofin.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 11-të. Sonte (19:00) është ndeshja Prizreni – CLICK. Të shtunën janë dy takime: KEK-u – Vjosa (18:30), Dukagjini – Drita (12:00). Xhiroja përmbyllet me ndeshjet e së dielës: Llapusha – Trepça (13:00), Verona – Besa (19:00).

Lajme tjera