Albana Arifi: Nuk do të jetë lehtë, por shpresoj se do të kualifikohemi

Albana Arifi ne akcion kunder Gjermanise

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Albana Arifi, ka respekt për kundërshtarët në kualifikimet për Botërorin 2021, por nuk e vlerëson të pamundur kualifikimin. Shorti i tërhequr të mërkurën ka bërë që Kosova të luaj me Austrinë dhe Italinë. Ndeshjet do të luhen në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit në Austri. Kosova synon dy […]

Kosova në grup me Austrinë e Italinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave do të luaj në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021. Kosova është në një grup me Austrinë dhe Italinë. Shorti nuk vlersohet i lehtë, por synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në fazën tjetër. Dy vendet e para në […]

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Haris Berisha, bën hap të madh në karrierë

Haris Berisha tue qëndrue në portë me duart lart gjatë lojës

Portieri i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Haris Berisha, ka bërë hap të madh në karrierë. Ai ka kaluar te skuadra e kategorisë së dytë zvicerane, HSC Kreuzlingen, që synon kalimin në elitë në edicionin e ardhshëm. Deri më tani Berisha ka luajtur në nivel jo shumë të lartë në Gjermani dhe kalimi në Zvicër […]

Përzgjedhësi Ramadani: Synojmë të jemi në mesin e 20 kombëtareve që kualifikohen

Taip Ramadani standing watches on during a game between Kosovo and ITaly

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka analizuar shortin e kualifikimeve për Euro 2022, që është tërhequr dje. Kosova është në grupin e tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.Sipas Ramadanit, jemi para një sfide të vështirë, por jo të pamundshme. “Rezultatet pozitive në kualifikimet e kaluara kanë bërë që tani […]

Kosova në grup me Suedinë, Malin e Zi e Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në hendboll do të luajë në grupin e tetë në eliminatoret e rregullta për “Euro 2022”. Shorti është duke u tërhequr tani, ndërsa Kosova ka rënë në të njëjtin grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në Evropian, për herë […]

Thirrje për hendbollistët në diasporë

Federata e Hendbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për ngritje të nivelit të gjithmbarshëm. Prej prioriteteve të FHK-së është organizimi sa më i mirë dhe ngritja e vazhdueshme e cilësisë në ekipet kombëtare të grupmoshave të reja. Ekipet kombëtare të grupmoshave të reja janë bazë për kombëtaren A sa i takon të ardhshmes së afërt. […]

Më 16 qershor shorti për kualifikimet e “Euro 2022”

Lojtarët janë mbledhur rreth trajnerit për të marrë instruksione.

Më 16 qershor Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të mësojë kundërshtarët e fazës së fundit të kualifikimeve për “Euro 2022”. Për shkak të ngritjes që ka bërë në vitet e fundit, Kombëtarja jonë fillon prej fazës së dytë kualifikuese, përkatësisht prej kualifikimeve të rregullta. Tashmë janë zhvilluar dy raunde kualifikimesh (faza e parë kualifikuese […]

Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2021

Në foto shihen hendbollistet që do t’a përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror 2021, gjithashtu në foto janë edhe trajnerët e tyre.

Kombëtares së Kosovës në hendboll(femrat) i janë anuluar katër ndeshje të fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2020, që është dashur t’I luajë në pjesën e parë të këtij viti. Por vajzat tona megjithatë do të kenë ndeshje ndërkombëtare këtë vit. Ato do të marrin pjesë në fazën e parë kualifikuese evropiane për Kampionatin […]

Kosova renditet lart në ranglistën e IHF-së

Në foto shihen disa nga hendbollistët e kombëtares tonë.

Sukseset e fundit të ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll (meshkujt), kanë bërë që Federata e Hendbollit të Kosovës të mbajë pozitë të mirë në ranglistën e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të mërkurën ka njoftuar për ranglistën e fundit të IHF-së, që do të merret për bazë me rastin […]