Sot gjysmëfinalet, Kosovës i duhet përkrahja

Pas tri ditëve plot ndeshje në kuadër të fazës grupore, të shtunën (sot) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental. Gjysmëfinalet luhen në të dy grupmoshat, U21 e U19, kurse ekipet kombëtare të Kosovës janë pjesë e tyre. Djelmoshave tanë u duhet përkrahja e tifozëve për të kaluar në finale. Kombëtarja U21 pret të bëjë […]

Berisha: Në Izrael për rezultat pozitiv

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Tel Aviv ku të dielen luhet ndeshja tjetër me Izraelin. Kombëtarja jonë të mërkurën në Prishtinë kishte paraqitje impresive dhe fitoi ndaj Izraelit me rezultat 27:24, në fazën e dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”. Ishte kjo një fitore historike, ndërsa djelmoshat tanë […]

Kosova U21 në mënyrë impresive kalon në gjysmëfinale

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka bërë edhe një hap drejt kualifikimit në botëror. Kombëtarja jonë të premten e ka mposhtur Nigerinë me rezultat bindës, 34:21. Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë dominuar plotësisht ndaj Nigerisë dhe kanë arritur tjetër fitore bindëse pas asaj ndaj Taipeit Kinez (31:23). Kështu Kosova U21 në gjysmëfinale të […]

Kombëtaret tona shpresojnë në suksese të reja

Sot është dita e tretë e IHF Trophy Intercontinental. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit luhen ndeshjet e fundit të fazës grupore. Në dy prej katër ndeshjeve paraqiten kombëtaret tona. Shpresohet në suksese të reja të Kosovës, ndërsa djelmoshave tanë iu duhet përkrahja e tifozëve për paraqitje sa më të mirë. Fillimisht prej orës 17:00, […]

Shkëlqimi i Kosovës vazhdon edhe në ditën e dytë

Organizimi i IHF Trophy Intercontinental në Prishtinë po del të jetë fitore e madhe për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi. Pas suksesit që të mërkurën arriti kombëtarja U21, duke fituar thellë ndaj Taipeit Kinez, shkëlqimi i Kosovës në këtë ngjarje me peshë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, ka vazhduar edhe të enjten. Ishte kombëtarja […]

Edhe Kosova U19 nis me fitore bindëse

Kombëtaret e Kosovës në hendboll kanë vazhduar me rezultate impresive. Pas fitoreve të kombëtares A dhe asaj U21 të mërkurën, të enjten ishte kombëtarja U19 e Kosovës që shënoi fitore të thellë. Në garën IHF Trophy Intercontinental që po zhvillohet në Prishtinë, Kosova U19 fitoi ndaj Zelandës së Re me rezultat 41:14. Paraqitja e Kosovës […]

Ramadani: Fitorja u arrit falë lojës me zemër

Në foto shihet përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani dhe hendbollisti, Drilon Tahirukaj.

Përzgjedhësi Taip Ramadani është shprehur shumë i lumtur për fitoren historike ndaj Izraelit. Fitorja e së mërkurës ishte e para për Kosovën në kualifikime. Kombëtarja e Kosovës e mposhti Izraelin me rezultatin 27:24 në një ndeshje që e ka dominuar plotësisht. “Me fitoren jam shumë I kënaqur. Është fitore e arritur falë angazhimit të madh […]

Fitore historike e kombëtares tonë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur sukses historik të mërkurën. Kosova e ka mposhtur Izraelin me rezultat 27:24 në fazën e dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”. Për kombëtaren tonë është fitorja e parë në këto eliminatore. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:8 në të mirë të Kosovës. Ndeshja Kosova – Izraeli u […]

Fitore bindëse e juniorëve të Kosovës

Kombëtarja U-21 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në garën IHF Trophy Intercontinental, që të mërkurën filloi në Prishtinë. Juniorët e Kosovës fituan me rezultatin 31:23 ndaj përfaqësueses së Taipeit Kinez. Ndeshja është luajtur pasditën e së mërkurës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 500 shikuesve. […]

Kosova shumë e motivuar për ndeshjen me Izraelin

Te kombëtarja e Kosovës në hendboll janë shumë të motivuar dhe optimist për ndeshjen ndaj Izraelit. Ndeshja Kosova – Izraeli zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja është e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime. “Ishim katër ditë […]