Fitore Aliu ia siguron suksesin historik skuadrës gjermane

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës po vazhdojnë të jenë vendimtare për skuadrat e tyre. Është Fitore Aliu që në fundjavë ka shënuar gol vendimtar për skuadrën e saj, SG Steinbach/Kappelwindeck. Falë golit të Fitores kjo skuadër i është afruar suksesit më të madh që prej themelimit. Është fare pranë inkuadrimit në Bundesliga 3, nivel në […]

Kosova U19 humb gjysmëfinalen

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka dëshpëruar në gjysmëfinale të garës IHF Trophy Intercontinental. Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kombëtarja jonë pësoi thellë nga Taipei Kinez me rezultat 35:26. Kështu Kosova U19 të dielen (nesër) do të luajë për vend të tretë. Ka pasur shumë lëshime në paraqitjen e […]

Përzgjedhësi Ramadani i gëzohet përballjeve me Gjermaninë

Në foto shihet përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani bashkë me trajnerët dhe disa lojtarë.

Kampioni i Evropës nga viti 2016 në hendboll, Gjermania, do të jetë rival i Kosovës në eliminatoret për “Euro 2020”. Shorti për këto eliminatore është tërhequr të enjten në Trondheim të Norvegjisë, ndërsa Kosova është në grupin e parë së bashku me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. “Euro 2020” do të jetë evropiani i parë me […]

Kosova në grup me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e parë të eliminatoreve për Euro 2020, që nisin në tetor. Kosova është në një grup me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. Shorti për kualifikimet për evropianin e ardhshëm për hendbollistë është tërhequr të enjten mbrëma në Trondheim të Norvegjisë. Evropiani mbahet për herë të parë […]

Kosova nesër mëson kundërshtarët e kualifkimeve për “Euro 2020”

Shorti i kualifikimeve për kampionatin e ardhshëm evropian të hendbollit për meshkuj do të hedhet të enjten (nesër) në Trondheim të Norvegjisë, nga ora 19:00. Në short është edhe Kosova, që bënë pjesë në vazon e katërt, së bashku me Finlandën, Belgjikën, Estoninë, Greqinë, Rumaninë, Italinë dhe Ishujt Faroe. Në vazon e tretë janë Letonia, […]

Kosova pëson humbje në Minsk

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll për femra ka pësuar humbje të thellë nga Bjellorusia. Ndeshja e luajtur të dielen në Minsk përfundoi me rezultat 41:18 në të mirë të hendbollisteve vendase. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:9. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të grupit të shtatë të fazës së dytë eliminatore për […]

Senioret të dielen përballen sërish me Bjellorusinë

Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll për femra, të dielen (nesër) e luan edhe një ndeshje në fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2018”. Në kuadër të grupit të shtatë, Kosova luan ndaj Bjellorusisë. Ndeshja luhet në Minsk dhe nis në ora 15:00. Kosova e Bjellorusia janë takuar edhe të mërkurën në Prishtinë. Fitore shënuan […]

Përfaqësuesja U-20 kthehet në Kosovë

Pasi shteti serb nuk ka lejuar hendbollistet e përfaqësueses U-20 të Kosovës që të luajnë ndeshjet kualifikuese për botërorin e këtij viti, delegacioni i Kosovës të shtunën mbrëma është kthyer në shtëpi. Ndeshjet është dashur të luhen në afërsi të Beogradit, prej të premtes deri të dielen, por shteti serb fillimisht ndaloi zhvillimin e ndeshjes mes […]

Përjashtohet Serbia, ndeshjet tjera në rrezik

Hendbollistet e përfaqësueses U-20 të Kosovës nuk pritet të luajnë ndeshje në Kovilovo, në afërsi të Beogradit, ku gjenden aktualisht. Pasi shteti serb nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes Serbi – Kosovë, Serbia është përjashtuar nga turneu që e organizon vet. Ndeshjet me të EHF-ja nuk i ka regjistruar as me rezultat zyrtar, ndonëse kjo pritej. […]

Kosova fiton me rezultat zyrtar ndaj Serbisë

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë. Ishte Qeveria e Serbisë që mori vendimin që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar çështjeve të sigurisë. Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit. Në kohën kur përfaqësuesja jonë po […]