Përfaqësuesja dëshpëron në fund

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka dëshpëruar në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për botërorin e vitit të ardhshëm. Të dielen mbrëma në Povoa de Varzim të Portugalisë, përfaqësuesja jonë pësoi nga Qipro me rezultatin 24:22. Kështu Kosova kualifikimet i mbylli me tri ndeshje të humbura. Dy humbjet e para erdhën nga përfaqësuese të nivelit […]

Kosova nis mirë por humb nga Portugalia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kualifikimet për botërorin e vitit 2019, që po zhvillohen në Povoa de Varzim të Portugalisë. Përfaqësuesja jonë të shtunën mbrëma pësoi nga Portugalia vendase me rezultatin 36:22. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 17:11 për portugezët. Në ndeshjen e parë […]

Polakët u befasuan nga paraqitja e Kosovës

Kosova ka marrë vlerësime edhe nga kundërshtarët për paraqitjen e parë në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019. Në Povoa de Varzim të Portugalisë, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të premten mbrëma u mposht nga superfuqia Polonia me rezultat 30:19. Por për plot 40 minuta hendbollistët e përfaqësueses tonë ishin plotësisht të barabartë […]

Ramadani vlerëson paraqitjen e Kosovës

Në foto shihet përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani, bashkë me disa lojtarë dhe trajnerët.

Përzgjedhësi Taip Ramadani ka vlerësuar paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës në hendboll në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Polonisë. Kosova pësoi në Portugali me rezultatin 30:19 në ndeshjen e parë të kualifikimeve për botëror, por ishte e barabartë për 40 minuta lojë. Vetëm më pas polakët u shkëputën në rezultat. “Djemtë treguan jo vetëm […]

Përfaqësuesja vendoset në Portugali, e gatshme për ndeshje

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të enjten në orët e para të mëngjesit është nisur për në Portugali, ndërsa në qytetin portugez Povoa de Varzim është vendosur në orët e pasditës të së enjtes. Ndonëse të lodhur nga udhëtimi i gjatë, hendbollistët në orët e mbrëmjes kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë, para ndeshjes së […]

Vetëm fitorja vlenë ndaj qipriotëve

Ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019, përfaqësuesja jonë e luan ndaj Qipros, të dielen pasdite në Povoa de Varzim të Portugalisë. Derisa me Poloninë (të premten) dhe me Portugalinë (të shtunën) synimi është rezistimi deri në fund, ndaj Qipros synimi i përfaqësueses së Kosovës në hendboll […]

Portugezët kërkojnë të shfrytëzojnë paraqitjen si vendas

Me Portugalinë vendase, Kosova përballet të shtunën mbrëma në Povoa do Varzim, në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit të katërt të eliminatoreve evropiane për botëror. Portugezët shpresojnë të rivalizojnë polakët për pozitën e parë në grup, që dërgon tutje, por nuk pritet të kenë punë të lehtë as ndaj Kosovës në ndeshjen e […]

Polonia, superfuqia e hendbollit përballë Kosovës

Polonia është kundërshtarja e parë e Kosovës në eliminatoret për botërorin e hendbollit që mbahet vitin 2019. Kosova përballet me Poloninë të premten mbrëma në Povoa do Varzim të Portugalisë. Kosova e Polonia janë pjesë e grupit të katërt, së bashku me Portugalinë dhe Qipron. Vetëm fituesi i grupit shkon tutje dhe Polonia është bindshëm […]

Kapiteni Dedaj i bindur se Kosova do të arrijë nivel më të lartë

Përgatitjet e përfaqësueses së Kosovës në hendboll për ndeshjet kualifikuese për botëror janë në fazën përfundimtare. Hendbollistët e përzgjedhësit Taip Ramadani të mërkurën (nesër) e kanë stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Portugali. Të enjten në orët e para të mëngjesit përfaqësuesja udhëton për në Portugali ku do të luajë tri ndeshje në kuadër […]

Përfaqësuesja vazhdon punën, Jupa i bindur për hapin e radhës

Hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet me synim për paraqitje sa më të mirë në ndeshjet kualifikuese për botërorin e vitit 2019. Nën urdhërat e përzgjedhësit Taip Ramadani, hendbollistët po ushtrojnë nga dy herë në ditë në Prishtinë, ndërsa atmosfera brenda grupit është shembullore. Shtabi teknik, por edhe lojtarët, janë të kënaqur me […]