Vëllaznimi udhëton në Mitrovicë për kryendeshjen e javës së fundit
Trepça e Vëllaznimi takohen të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë (20:00) në kryendeshjen e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo java e fundit për këtë vit, përkatësisht për pjesën e parë të kampionatit. Në ndeshjen e parë të luajtur në Gjakovë, Vëllaznimi e Trepça kishin zhvilluar lojë të […]
Edhe një ngjarje e madhe e hendbollit botëror në Kosovë
Kosova shumë herë deri më tani është dëshmuar si organizatore shumë e mirë e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare të hendbollit. Në vendin tonë është organizuar Kampionati i parë i IHF-së për vendet në zhvillim, në vitin 2015. Federata Ndërkombëtare na ka besuar edhe garën IHF Trophy për Evropë e më pas edhe fazën interkontinentale, e […]
Shtyhen aktivitetet e hendbollit
Federata e Hendbollit të Kosovës ka shtyrë aktivitetet e parapara për sot, pasi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shpallur të mërkurën ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë. FHK-ja dhe i gjithë komuniteti i hendbollit bashkëndjenë me vëllezërit tanë në Shqipëri në këtë moment të vështirë. FHK-ja […]
Besa organizon kampionatin e shkollave në Pejë, presidenti Saraçini e përgëzon
Klubi pejan i hendbollit, Besa Famgas shquhet për organizimin dhe stabilitetin që e ka e po ashtu për punën që po e bënë për të masovizuar dhe për të rritur nivelin e hendbollit. Klubi kampion tashmë po e organizon edhe kampionatin e shkollave fillore në qytetin e Pejës, si pjesë e iniciativës për të masovizuar […]
Humbim nga Gjermania, por bëjmë lëvizje para
Ashtu si pritej, Gjermania ka fituar bindshëm ndeshjen me kombëtaren tonë, të luajtur të dielen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ndeshjen e fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020” për hendbolliste, Gjermania e fitoi ndaj Kosovës me rezultat 34:15. Por është vlerësuar se Kosova ka bërë lëvizjen para që e ka synuar nga […]
Kombëtarja humb në Maribor, por paraqitja ishte solide
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat), ka humbur ndeshjen e parë të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”. Të enjten në Maribor, kombëtarja jonë pësoi nga Sllovenia me rezultat 32:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:10 për sllovenet. Përkundër humbjes, paraqitja e vajzave tona ishte solide, duke dhënë shpresë për paraqitje edhe […]
Marijeta Lekaj e lumtur që bashkohet me Kosovën
Marijeta Lekaj është njëra prej hendbollisteve të reja që janë bashkuar me Kosovën për ndeshjet me Slloveninë (26 shtator) dhe Gjermaninë (29 shtator). Lekaj luan në Kroaci, ndërsa ka premtuar të jap maksimumin për të ndihmuar Kombëtaren. Ajo tashmë është bashkuar me ekipin në përgatitje. “Po ndjehem shkëlqyeshëm pasi do të luaj për vendin tim […]
Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet me Slloveninë e Gjermaninë
Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, të martën ka bërë publike listën me emrat e hendbollisteve në të cilat ai llogarit për dy ndeshjet e para të fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”. Kosova është në grupin e tretë së bashku me Gjermaninë, Slloveninë e Bjellorusinë. Pra grupi është […]
Të dielen testimi për gjyqtarë e vëzhgues
Në fundjavë aktivitet në prag të fillimit të kampionatit do të ketë edhe Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Të dielën në Prishtinë do të mbahet testimi për gjyqtarët dhe për vëzhguesit-kontrolluesit. Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë anëtarët e SHGJHK-së. Testi fizik për gjyqtarët do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe […]
Të shtunën seminari për trajnerë
Të shtunën më 7 shtator do të mbahet seminari qëndror për trajner në prag të edicionit 2019\2020 të kampionatit të Kosovës në hendboll. Seminari mbahet në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq, ndërsa është obligativ. Në këtë seminar do të bëhet edhe licencimi I trajnerëve për edicionin e ri të garave. Për trajnerët kosovarë do të […]