Java përmbyllëse me derbin në Ferizaj

Xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) ka filluar para një jave me ndeshjen mes Shqiponjës dhe Jusuf Gërvallës. Fitore kishte shënuar Jusuf Gërvalla me rezultat 24:22. Ndeshjet tjera të javës së fundit të stinorit vjeshtor luhen këtë fundjavë, për shkak të ndeshjeve që Kombëtarja A e Kosovës i kishte në Turqi. […]

Jusuf Gërvalla e mbyllë me fitore

Në foto shihen lojtaret e klubit ‘Jusuf Gërvalla’ bashkë me trajnerët e tyre.

Skuadra deçanase Jusuf Gërvalla i ka dhënë fund me fitore stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Gjakovë, Jusuf Gërvalla fitoi ndaj skuadrës vendase, Shqiponja, me rezultat 24:22. Pas pjesës së parë skuadra mysafire kishte epërsi prej gjashtë golave, 14:8. V. Malaj me 8 gola ka udhëhequr Jusuf Gërvallën. 5 […]

Prishtina e Samadrexha me fitore bindëse

Prishtina e Samadrexha i kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) të luajtura të dielen. Prishtina luajti si vendas ndaj Shqiponjës së Gjakovës dhe fitoi me rezultat 38:22. Ndërsa Samadrexha në Gjilan e mposhti Dritën me 37:22. Prishtina renditet e katërta me 12 pikë, kurse Samadrexha mbanë […]

Pikët për skuadrat mysafire

Skuadrat mysafire i kanë fituar pikët në tri ndeshjet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), të luajtura të shtunën. Lideri i tabelës, Ferizaj nuk ka pasur telashe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, duke fituar me rezultat 50:32. Për skuadrën debutuese, Ferizaj, ishte fitorja e tetë rresht. Ferizaj udhëheq në tabelë me […]

Ferizaj e Istogu sfidohen si mysafirë

Këtë fundjavë luhen takimet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Lideri i klasifikimit, Ferizaj, shpreson të vazhdojë me fitore. Skuadra ferizajase luan me Vëllaznimin në Gjakovë, të shtunën (nesër) nga ora 14:00. Ferizaj i ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 14 pikë. Vëllaznimi i Gjakovës është i […]

Kasumi e Avdiu udhëheqin Vushtrrinë drejt fitores në derbi

D. Kasumi me 11 gola dhe K. Avdiu me 8 gola ishin më efikaset te Vushtrria që fitoi derbin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të dielen në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Vushtrria fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 23:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12, por […]

Ferizaj e Istogu me pikë të reja

Ferizaj e Istogu nuk kanë lejuar befasi në dy ndeshjet e para të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Lideri i klasifikimit, Ferizaj, ka fituar ndaj Shqiponjës në Gjakovë me rezultat 41:31. Dallimi është bërë në pjesën e dytë pasi e para përfundoi me vetëm një gol diferencë në të mirë […]

Vushtrria pret Prishtinën në takimin më rivalizues

Vushtrria e Prishtina takohen të dielen nga ora 17:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, në takimin që pritet të sjellë rivalitetin më të madh në javën e shtatë të Superligës së hendbollisteve. Të dy skuadrat shpresojnë të kthehen te fitorja, pas disfatave që i pësuan javën e kaluar. Vushtrrinë e mposhti Ferizaj, kurse Prishtina […]

Ferizaj i pandalshëm, e mposht edhe Vushtrrinë

Po vazhdon starti i fuqishëm i skuadrës së Ferizajt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Skuadra debutuese është e vetmja që i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e deritashme. Ferizaj të dielen e mposhti Vushtrrinë me rezultat 37:30, në kryendeshjen e dytë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës. Që në pjesën […]

Istogu i kthehet fitores, Prishtina humb për herë të parë

Kampioni aktual, Istogu e ka fituar derbin e parë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 28:24. Pas pjesës së parë istogaset kishin epërsi prej gjashtë golave, 15:9. Ndeshja nisi me epërsi të lehtë të […]