Të shtunën ndeshjet e javës së dytë

Pesë ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të Kosovës në hendboll do të luhen të shtunën (nesër). Katër prej pesë ndeshjeve nisin në kohë të njëjtë, në ora 19:00. Xhiroja e parë në Superligën e hendbollistëve, që u zhvillua javën e kaluar, jep shpresë për ndeshje të mira edhe në xhiron e dytë. Java […]

Fillojnë garat në Superligën e hendbollisteve

Me dy ndeshjet që luhen të shtunën (nesër) hapet kampionati 2018\19 në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Shumë prej skuadrave kanë filluar me kohë përgatitjet dhe kanë bërë përpjekje për organizim sa më të mirë për edicionin e ri. Kështu që shpresohet të bëhet hap tutje drejt ngritjes së cilësisë. Shpresohet poashtu në rivalitet të […]

Prishtina – Drita, ndeshja më interesante e xhiros së parë

Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për edicionin 2018\19 në Superligën e meshkujve dhe poashtu në Superligën e femrave. Edicioni i ri, që nis më 15 shtator, pritet të jetë cilësor dhe me rivalitet mes skuadrave. Një pjesë e mirë e skuadrave në Superligën e meshkujve kanë angazhuar lojtarë të […]

Spektakli në Vushtrri përcakton kampionin

Janë premtuar spektakël dhe numër i madh i shikuesve për ndeshjen mes hendbollisteve të Vushtrrisë dhe atyre të Shqiponjës që luhet të dielen nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Është kjo ndeshje e javës së fundit, përkatësisht të 20-të të Superligës A dhe njëkohësisht ndeshje që përcakton garën për titull […]

Vushtrria mposht Istogun, kampioni caktohet në javën e fundit

Vushtrria e ka fituar derbin e javës së 19-të të Superligës A në hendboll për femra. Të dielen pasdite në Deçan, Vushtrria fitoi ndaj Istogut me rezultat 36:32. Pas  pjesës së parë rezultati ishte 19:13 në të mirë të mysafireve nga Vushtrria. Me këtë fitore Vushtrria është shkëputur sërish në vendin e parë me 33 […]

Sot Shqiponja e pret Prishtinën

Me ndeshjen mes Shqiponjës dhe Prishtinës fillon java e 19-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë të premten (sot) prej orës 18:00. Është kjo java e parafundit e kampionatit. Shqiponja është e dyta në tabelë me 29 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 19 pikë. Në vend […]

Fitore për Vushtrrinë e Shqiponjën

Vushtrra e Shqiponja kanë vazhduar me fitore në Superligën A për hendbolliste. Në kuadër të javës së 18-të kampionale, Vushtrria të shtunën fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 22:16. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 11:7 në të mirë të vushtrriaseve. Po të shtunën, Shqiponja fitoi në Gjakovë ndaj Istogut me rezultat 31:25. Pas […]

Barazim në derbi, Istogu mposht Prishtinën

Nuk ka dhënë fitues derbi i javës së 17-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra. Ndeshja mes Shqiponjës e Vushtrrisë u mbyll me rezultatin 26:26. Kjo ndeshje u luajt të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Pas pjesës së parë vendaset ishin në epërsi me një gol, 14:13, por në fund […]

Derbi i hendbollisteve luhet në Gjakovë

Shqiponja e pret Vushtrrinë në kryendeshjen e xhiros së 17-të të Superligës A të Kosovës për hendbolliste. Kjo ndeshje, që është me shumë peshë në garën për titull, luhet të shtunën (nesër) prej orës 16:00 në palestrën në Gjakovë. Vushtrria është e para në tabelë me 28 pikë nga 16 ndeshje, derisa Shqiponja i ka […]

Vushtrria fiton ndaj Istogut dhe mban vendin e parë

Vushtrria ka vazhduar me fitore në Superligën A në konkurrencën e femrave. Të shtunën mbrëma para shikuesve të vet, Vushtrria fitoi ndaj Istogut me rezultat 26:22. Pjesën e parë e fituan istogaset me rezultat 13:12, por në të dytën Vushtrria përmbysi rezultatin dhe arriti te fitorja. D. Rrahmani me tetë gola ishte më efikasja te […]