Nis faza e dytë e kampionatit, sot ndeshjet e xhiros së dhjetë

Me xhiron e dhjetë fillon faza e dytë e garave në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të gjitha ndeshjet e javës së dhjetë luhen të mërkurën (sot). Kampionia aktuale, Besa Famgas është mysafire e Trepçës në “Minatori” në ndeshjen që nis në ora 17:00. Besa e Pejës i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet […]

Fitore e ngushtë e Vëllaznimit

Në Gjakovë është luajtur ndeshja më interesante e javës së nëntë të Superligës së hendbollistëve. Vëllaznimi shënoi fitore me rezultat të ngushtë ndaj Zhegrës. 35:34 në të mirë të Vëllaznimit, ishte rezultati në fund të ndeshjes së zhvilluar të dielën. Për Vëllaznimin është fitorja e tretë. Me 7 pikë, Vëllaznimi renditet i shtati. Zhegra ka […]

Prizreni shënon fitoren e parë

Në Superligën e hendbollistëve më nuk ka skuadra pa fitore. Fitoren e parë në këtë kampionat të shtunën e shënoi Prizreni që në Podujevë e mposhti Llapin. Ndeshja e javës së nëntë përfundoi 36:28 në të mirë të Prizrenit. Prizrenasit tani dalin në vendin e parafundit (9) me 3 pikë. Në vendin e fundit bjen […]

Prishtina nuk lejon befasi në Drenas

Prishtina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen hapëse të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të premten në Drenas, Prishtina e mposhti Drenicën vendase me rezultatin 41:33. Shkëputja është bërë në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:19. Drenicës nuk i kanë mjaftuar 12 golat e K. Kastratit. […]

Ndeshje interesante në javën e nëntë

Me ndeshjen Drenica – Prishtina fillon java e nëntë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje luhet sot nga ora 19:00 në Drenas. Prishtina është favorite, por rastin do ta kërkojë edhe Drenica, që renditet e katërta me 10 pikë. Prishtina është e dyta me 14 pikë.Të shtunën është një […]

Pa befasi në rrethin e parë të Kupës së Kosovës

Të mërkurën e të enjten janë luajtur shumica e ndeshjeve të rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll.Nuk ka pasur ndonjë befasi, me skuadrat favorite që kanë avancuar në raundin e dytë të garave të Kupës.Te hendbollistët, Besa Famgas mposhti thellë Deçanin me rezultat 48:12. Kastrioti fitoi ndaj Lepencit me 40:19, kurse Prizreni […]

Luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Këtë mesjavë luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Ndeshjet luhen në të dy konkurrencat. Janë disa ndeshje që pritet të ofrojnë rivalitet, ndërsa në disa të tjera favoritët nuk pritet të kenë probleme.  Te hendbollistët, të mërkurën janë këto ndeshje: Besa Famgas – Deçani, Trepça – Istogu, Kastrioti – […]

Edhe një fitore bindëse për Besën, fitojnë edhe KHF Prishtina e KHF Ferizaj

Pas fitoreve të thella në gara evropiane, Besa Famgas i është kthyer sfidave vendore. Kampionia aktuale, Besa Famgas, të martën e luajti ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës ndaj Vushtrrisë. Ndeshjen në Vushtrri e fituan pejanët me rezultat të lartë, 45:17. Besa është e para në tabelë, ndërsa e ka një ndeshje më pak […]

Fitore e ngushtë e Drenicës në Prizren

Të dielën është luajtur ndeshja në mes të Prizrenit dhe Drenicës, që i ka takuar javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Me një gol dallim ka fituar skuadra nga Drenasi.38:37 në të mirë të Drenicës ishte rezultati në fund. Pas pjesës së parë Drenica kishte pesë gola epërsi, 20:15, por në […]