Fitoret e dyta për Prishtinën e Drenicën

Lojtar i KH Prishtina ndlohet nga lojtar i KH Trepça

Prishtina e Drenica i kanë fituar edhe ndeshjet e dyta në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën, Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Prizrenit me rezultat të lartë, 48:16. Ndërkohë Drenica në Drenas e mposhti Vushtrrinë me rezultat 40:32. Ndeshja në mes të Kastriotit dhe Trepçës nuk […]

Rivalët e moçëm takohen në Ferizaj

KH Kastrioti ne sulm

Të shtunën (nesër) janë tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që luhet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në mes të rivalëve të moçëm, Kastriotit e Trepçës. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00. Në javën e parë Kastrioti […]

Besa Famgas fillon me fitore të thellë mbrojtjen e titullit

Kastriot Jupa ne akcion

Besa Famgas ka filluar me fitore të thellë mbrojtjen e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa Famgas të dielën në Pejë fitoi ndaj Trepçës me rezultat 38:17. Pas pjesës së parë epërsia e pejanëve ishte tetë gola, 18:10. K. Jupa i shënoi 9 gola për Besën, derisa spanjolli V. Alonso debutoi […]

Fitore të thella për Prishtinën e Kastriotin, fitojnë edhe Vëllaznimi e Drenica

Rron Ramadani sulmon

Të shtunën janë luajtur ndeshjet e para të stinorit 2020/2021 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Favoritët, Prishtina e Kastrioti, kanë shënuar fitore të thella në hapje të kampionatit. Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 51:24 kurse Kastrioti i Ferizajt fitoi në Prizren me rezultat 43:14. Dukshëm më tepër rivalitet kishte […]

Besa Famgas fillon ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit

zyrtaret e federates duke e udhehequr shortin e superliges

Besa Famgas e nisë me ndeshjen ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit të kampionit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti i tërhequr të premten ka përcaktuar që Besa Famgas e Trepça të takohen në Pejë. Ndeshjet e xhiros së parë të stinorit 2020/2021 luhen më 10 e 11 tetor. Ndeshjet e […]

Nesër shorti për edicionin 2020/2021

Vazo shorti

Të premten do të tërhiqet shorti për edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës në hendboll. Shorti do të tërhiqet për Superligën e hendbollistëve dhe për Superligën e hendbollisteve. Shorti tërhiqet prej orës 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe transmetohet në faqen zyrtare të FHK-së në “facebook”. Bordi i Federatës së Hendbollit […]

Edicioni i ri fillon më 10 tetor

Bordi i federates ne mbledhje

Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, të martën është mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë, janë marrë shumë vendime të rëndësishme për hendbollin në Kosovë. Bordi ka vendosur që edicioni i ri i garave (2020/2021) të fillojë më 10 tetor. Shorti për […]

Përfundon afati i rregullt kalimtar, numër solid i kërkesave

Hendbollistja me duart lart

Ka përfunduar afati i rregullt kalimtar për hendbollistë dhe hendbolliste. Marrë për bazë situatën e përgjithshme të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19,numri i kërkesave të paraqitura mund të vlerësohet i kënaqshëm. Pandemia ka goditur rëndë edhe hendbollin, por klubet megjithatë po punojnë për organizim për edicionin e ardhshëm. Plot pesë skuadra do të luajnë në […]

Vazhdohet afati kalimtar

Hendbolliste ne akcion, sulmon me top ne dore

Afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve dhe hendbollisteve është vazhduar edhe për një javë. Afati për kalim të lojtarëve tani është i hapur deri më 6 gusht e jo deri më 31 korrik. Bordi i FHK-së ka  vendosur për shkak të situatës së krijuar me pandemi dhe për faktin që dita e fundit i ka […]

Të mërkurën fillon afati kalimtar

Nje top hendbolli ne rrjete te golit

Afati i rregullt kalimtar për hendbolliste dhe hendbollistë për edicionin 2020/21 do të filloj të mërkurën, më 15 korrik, dhe do të vazhdojë  deri më 31 korrik, në përputhje me  Rregulloren mbi regjistrimin e  klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin i tyre. Të drejtën e paraqitjes së kërkesave për regjistrim e kanë të gjithë ata lojtarë […]