Llapi vazhdon në Superligë

Llapi do të vazhdojë të garojë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Llapi të enjten në Drenas fitoj ndaj Samadrexhës në ndeshjen e plejautit për Superligë. Skuadra nga Podujeva fitoj me rezultat 39:33.Shkëputja në rezultat është bërë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 16:16. […]
Xhiroja e fundit fillon në Ferizaj

Me ndeshjen në mes të Kastriotit e Zhegrës fillon xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor, përkatësisht për vitin 2018. Ndeshja Kastrioti – Zhegra luhet të premten (sot) prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti e Besa Famgas prijnë në tabelë me […]
Vëllaznimi me fitore të madhe ndaj Kastriotit

E. Lluka ka shënuar 12 gola për Vëllaznimin e Gjakovës që të shtunën e fitoi derbin e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Në palestrën në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 42:36. Pas pjesës së parë gjakovarët kishin dy gola epërsi, 20:18. Te Vëllaznimi pos Llukës me efikasitet […]
Në Gjakovë ndeshja më interesante

Në fundjavë luhet xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja më interesante luhet të shtunën (nesër) në Gjakovë. Takohen Vëllaznimi dhe Kastrioti, kurse ky takim fillon në ora 18:00. Vëllaznimi është i gjashti me 10 pikë, ndërsa ka treguar lojëra të mira së fundi. Ekipi gjakovar llogarit edhe në përkrahjen e […]
Kastrioti pa telashe ndaj Dritës

Kastrioti e ka fituar bindshëm ndeshjen e fundit të javës së 12-të të Superligës në hendboll. Të hënën mbrëma në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 53:26. Kastrioti është ngritur në vend të tretë me 16 pikë sa i ka edhe Trepça në vend të katërt. Drita mbetet e fundit pa pikë. […]
Llapit i takon ndeshja dramatike

Llapi ishte në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë, por ia ka dalur të fitojë ndeshjen interesante ndaj Drenicës. Të dielën në Podujevë, Llapi fitoi me rezultat 37:36 ndeshjen e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Llapi mbetet i nënti, por tani i ka 6 pikë. Drenica është e […]
Derbi i vërtetë në Vushtrri

Një derbi shumë i fortë dhe dramatik është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Në prani të rreth 400 shikuesve u zhvillua ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Trepçës. Rezultati në fund ishte i barabartë, 29:29. Ndeshja i takoi javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Trepça […]
Të shtunën tri ndeshje, derbi në Vushtrri

Tri ndeshje të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën (nesër). Kampioni aktual, Besa Famgas është favorit kundër Vëllaznimit, në ndeshjen që fillon në ora 19:00. Favorit është edhe Prishtina ndaj Prizrenit, kurse ky takim fillon në ora 19:30. Ndeshja më interesante e së shtunës pritet të jetë ajo […]
Besa me fitore shumë të lartë, Prizreni mposhtë Llapin

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar me rezultat të lartë ndeshjen me Dritën. Të dielën në Gjilan, pejanët fituan me rezultat 68:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 34:9 në të mirë të Besës. Pas javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Besa Famgas udhëheq në tabelë me 22 pikë, derisa Drita […]
Prishtina e Vushtrria fitojnë me përmbysje të rezultatit

Ndonëse kanë humbur pjesët e para, Prishtina e Vushtrria i kanë fituar ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll të luajtura të shtunën. Prishtina fitoi si mysafir ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ndërsaVushtrria si mysafir ndaj Drenicës në Drenas. Në Gjakovë, Vëllaznimi kishte epërsi 18:16 pas pjesës së parë. Por Prishtina kishte […]