Fitore e Vëllaznimit, sot Drita pret Vushtrrinë

Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të enjten mbrëma në Vushtrri, Vëllaznimi fitoi ndaj Samadrexhës vendase me rezultat 31:24. Pjesa e parë e ndeshjes u fitua nga gjakovarët me 14:9. Ndeshjet tjera të xhiros së 15-të janë luajtur fundjavën e kaluar. […]
Prishtina fiton thellë në Vushtrri

Prishtina e ka fituar thellë ndeshjen e vetme të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), të zhvilluar të dielen. Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me shifrat 42:23. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 24:8 në të mirë të prishtinasve. Me këtë fitore Prishtina ka mbetur një hap […]
Zhegra fiton derbin

Zhegra e ka fituar derbin lokal të luajtur të shtunën në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Me ndeshjet e së shtunës është hapur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll për meshkuj. Në palestrën e qytetit në Gjilan, Zhegra e mposhti Dritën me rezultat 26:22. Zhegrasit e fituan […]
Edicioni pranveror nis me ndeshje interesante

Në ditën kur shënohet dhjetëvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nis stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën (nesër) më 17 shkurt luhen tri ndeshjet e para të javës së 15-të, që është e para për pranverë, të kampionatit të Kosovës në hendboll. Kampionati vazhdon me derbin lokal mes Zhegrës […]
Më 17 shkurt nis stinori pranveror

Ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj luhen më 17 e 18 shkurt. Në program do të jenë ndeshjet e javës së 15-të të kampionatit të Kosovës. Stinorin vjeshtor në pozitën e parë e ka mbyllur kampionia aktuale, Besa FamGas, që i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet. […]
Fitore e Kastriotit në ndeshjen përmbyllëse

Kastrioti e ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë në ndeshjen që përmbylli stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra ferizajase të hënën mbrëma fitoi me rezultatin 44:33. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 20:13 në të mirë të Kastriotit. Me këtë fitore Kastrioti përforcohet në pozitën e katërt me 15 pikë, dy më […]
Zhegra fiton si vendase, nesër ndeshja e fundit

Zhegra e ka përfunduar me fitore stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kuadër të javës së 14-të, Zhegra të dielen mbrëma në Gjilan e mposhti Samadrexhën me rezultatin 30:21. Rezultati pas pjesës së parë ishte 14:7 për zhegrasit. Zhegra është përforcuar në mesin e tabelës me këtë fitore. Është e gjashtë […]
Prishtina fiton derbin, Besa e mbyll pa humbje

Prishtina e ka fituar derbin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kryendeshjen e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor, Prishtina të shtunën mbrëma në Gjilan e mposhti Dritën me rezultatin 37:32. Prishtinasit u shkëputën herët në rezultat dhe mbajtën epërsi konstante. Pjesa e parë e takimit u mbyll me […]