Istogu përballë skuadrës bjelloruse

Kundërshtarin e ardhshëm evropian të martën e mësoi edhe skuadra e hendbollisteve të Istogut. Istogu në raundin e tretë të Kupës Evropiane do të përballet me skuadrën nga Bjellorusia, Victoria-Berestie. Ndeshja e parë duhet të luhet më 14 apo 15 nëntor në Bjellorusi, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Istog. KHF Istogu në […]
Ferizaj nuk ndihet inferior ndaj skuadrës turke, kërkon suksesin

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, KHF Ferizaj, do të debutoj në skenën ndërkombëtare ndaj skuadrës turke, Muratpasa Belediyesi. Në kuadër të raundit të tretë të Kupës Evropiane, Ferizaj muajin tjetër i luan dy ndeshje ndaj skuadrës turke. Ndeshja e parë luhet më 14 apo 15 nëntor në Turqi, ndërsa e kthimit […]
Shala: Victoria-Berestie është kundërshtar i fortë, por jo i pakalueshëm

Trajneri i KHF Istogut, Faruk Shala e ka vlerësuar të vështirë shortin për raundin e tretë të Kupës Evropiane. Istogu muajin e ardhshëm luan me skuadrën bjelloruse, Victoria-Berestie. Ndeshja e parë luhet në Bjellorusi më 14 apo 15 nëntor kurse e kthimit një javë më vonë në Istog. Istogu në raundin e dytë e eliminoi […]
Të martën shorti për Ferizajn dhe Istogun

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj dhe nënkampioni, Istogu, të martën mësojnë kundërshtarët e raundit të tretë në Kupën Evropiane. Për herë të parë ndodhë që dy skuadra kosovare të jenë në raundin e tretë të një gare evropiane. Ferizaj nis garimin prej raundit të tretë kurse Istogu në raundin e […]
Istogu me një fitore tjetër bindëse kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane

KHF Istogu ka kaluar në raundin e tretë të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave. Istogu në raundin e dytë e ka kaluar Vushtrrinë me dy fitore bindëse. Ishte hera e parë që dy skuadra kosovare u takuan në kuadër të garave evropiane. Për Istogun të shtunën mbrëma kishte festë të dyfishtë. Pos që kaloi […]
Me ndeshje evropiane përurohet palestra në Istog

E shtuna do të jetë ditë e shënuar për qytetin e Istogut. Pas pritjes së gjatë në Istog do të hapet palestra sportive. Madje ajo do të përurohet me një ndeshje evropiane të hendbollit. Të shtunën nga ora 18:00 në palestrën e re do të takohen Istogu dhe Vushtrria, në ndeshjen e kthimit të raundit […]
Istogu fiton ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë

KHF Istogu ka bërë hap të madh para drejt kalimit në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Të shtunën në sallën e bukur e të re në Samadrexhë, Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 26:21. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Për herë të parë dy skuadra kosovare janë […]
Istogu përgatitet për festë

Te Istogu po bëhen gati për festë të hendbollit, në prag të ndeshjeve me KHF Vushtrria. Istogu e Vushtrria kanë rivalitet sportiv në garat vendore, kurse për herë të parë do të takohen në kuadër të Kupës Evropiane. Ndeshja e parë luhet të shtunën (nesër) në Samadrexhë, kurse e kthimit pas një jave në Istog. […]
Vushtrria e gatshme për ndeshjen evropiane ndaj Istogut

Të shtunën (nesër) nga ora 18:00 luhet ndeshja në mes të KHF Vushtrria dhe KHF Istogu, që i takon raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup) në hendboll. Vushtrria në fund të qershorit e mposhti Istogun në finale të Kupës së Republikës së Kosovës, ndërsa sukses ndaj istogaseve synon edhe në garat evropiane. Është […]
Burneta Rama: Synojmë kualifikimin

Vushtrria është në fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të garave. Të shtunën hendbollistet e Vushtrrisë përballen me ato të Istogut. Këtë herë përballja e këtyre dy skuadrave nuk zhvillohet në kuadër të Superligës apo Kupës së Kosovës. Është ndeshje evropiane. Për herë të parë dy skuadra kosovare takohen […]