Çifti Vitaku drejton ndeshje para 4200 shikuesve

Plot 4215 shikues ishin të shtunën mbrëma në palestrën në Craiova të Rumanisë, në ndeshjen e hendbollisteve mes SCM Craiova dhe Kastamonu Belediyesi GSK të Turqisë. Ndeshjen e luajtur në një ambient të rrallë sportiv, me shumë sukses e drejtuan gjyqtarët e hendbollit nga Kosova, Erdoan e Arsim Vitaku. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme […]

21 plus vazhdon te sjell ndeshjet e championsit

Në kuadër të Champion Leauge të Femrave në Hendboll sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të cilat do të transmetohen në RTV 21 plus. Sonte do të përballet FC Midtjylland me HC Vardar. Ndeshja do të fillojë në ora 19:00. Ndërsa nesër do të luhen dy ndeshje, në ora 17:00 do të përballen […]

Katër ndeshje të Championsit në RTV 21 Plus

RTV 21 Plus vazhdon transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në hendboll, në projektin që vlerësohet se kontribon në zhvillimin e sportit në vend, përkatësisht u mundëson adhuruesve të lojës së hendbollit që të shohin top-klubet dhe top-lojtarët evropianë. Këtë fundjavë do të transmetohen edhe katër ndeshje tjera të fazës grupore të Ligës së […]

Ylli i Suedisë vendos për Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë

Kosova e ka marrë një lajm tjetër të madh të premten mbrëma, në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit. Është hendbollistja e njohur Albana Arifi që ka vendosur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. Arifi 21-veçare ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Suedisë, që e ka hendbollin e femrave shumë të […]

Spanja fiton titullin e Evropës

Spanja e ka fituar titullin në kampionatin evropian të hendbollit që të dielen mbrëma përfundoi në Zagreb të Kroacisë. Në ndeshjen finale të luajtur në “Arena Zagreb”, Spanja e mposhti Suedinë me rezultat 29:23. Spanja bëri rikthim të madh në pjesën e dytë për të fituar finalen. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat […]

Spanja e Suedia kalojnë në finale

Spanja e Suedia do të takohen në finale të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Në ndeshjet gjysmëfinale të zhvilluara të premten, Spanja fitoi ndaj Francës me rezultat 27:23 kurse Suedia në ndeshjen dramatike e mposhti favoriten Danimarkën me rezultat 35:34. Ndeshja mes Suedisë e Danimarkës ëshë vendosur vetëm pas vazhdimeve nga […]

Franca – Spanja, Danimarka – Suedia, çiftet gjysmëfinale

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet e fundit në grupet e raundit kryesor të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Vetëm në ndeshjet e fundit janë caktuar katër përfaqësueset që do të luajnë në gjysmëfinale të evropianit. Prej grupit të parë në gjysmëfinale janë kualifikuar Franca e Suedia, ndërsa prej grupit të dytë […]

Jupa e Kameri më të mirët e vitit

Në një ceremoni madhështore të mbajtur të mërkurën mbrëma në ambientet e Sheshit 21 në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpërblyer më të mirët e vitit 2017. Kastriot Jupa i skuadrës Besa FamGas dhe Elma Kameri e Istogut janë shpallur më të mirët e vitit 2017. Pivoti Jupa me skuadrën pejane ka fituar […]

Sllovenia shokon Spanjën, Çekia fiton dramën

Ndonëse nuk i ipeshin gjasa për të kaluar në gjysmëfinale, Sllovenia ka arritur fitore të madhe ndaj Spanjës dhe kështu ka mbajtur gjallë gjasat për një vend në gjysmëfinale të kampionatit evropian të hendbollit. Të martën mbrëma në Varazhdin para 4100 shikuesve, Sllovenia fitoi ndaj Spanjës me rezultat 31:26. Në fund të pjesës së parë […]