Kosova e 28-ta në ranglistën evropiane për kombëtaret e femrave

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) renditet në vendin e 28-të në ranglistën evropiane. Është kjo një pozitë e mirë e Kosovës që kështu lë pas vetes plot 21 kombëtare tjera evropiane.Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka publikuar këtë javë rangimin e kombëtareve të femrave, në prag të kualifikimeve për “Euro 2020”. Kjo ranglistë është […]

Mirela Gjikokaj është e lumtur që luan për Kosovën

Njëra prej hendbollisteve kryesore të kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj ka dhënë të martën një intervistë për faqen e internetit “Hanballspiller”, që shkruan kryesisht për lojtarët që bëjnë karrierë në Norvegji. Gjikokaj 19-vjeçare në intervistë ka folur edhe për përvojën e saj me Kosovën. Ajo ka mbi dy vite që luan për Kosovën, ndërsa deri […]

Kapitenja e Kosovës, Leonora Demaj, po shkëlqen në Danimarkë

Në Danimarkë, vendin që të dielen u shpall kampion i botës në hendboll, po shkëlqen kapitenja e kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj. Ajo po e udhëheq skuadrën Sonderjyske drejt elitës së hendbollit danez. Danimarka e ka shumë të zhvilluar hendbollin e femrave, njëjtë si atë të meshkujve, dhe ka njërën prej ligave më të forta […]

Danimarka kampion i botës për herë të parë

Danimarka e ka fituar titullin e kampionit të botës në hendboll. Në finalen e zhvilluar të dielen në Herning të Danimarkës, danezët fituan ndaj Norvegjisë me rezultat 31:22. Ndeshjen finale e përcjellën 15,003 shikues. Për Danimarkën ky është titulli i parë i botës. Në të kaluarën i kishte humbur tri finale, por të dielen Danimarka […]

Danimarka e Norvegjia në finale të botërorit

Përballje skandinave do të jetë finalja e kampionatit botëror për hendbollistë. Të premten në Hamburg të Gjermanisë janë luajtur dy gjysmëfinalet, ndërsa në finale kanë kaluar Danimarka e Norvegjia. Ndeshja finale luhet të dielen prej orës 17:30 në Herning të Danimarkës. Në gjysmëfinalen e parë, Danimarka e mposhti Francën me rezultat bindës, 38:30. Pas pjesës […]

Danimarka – Franca e Gjermania – Norvegjia janë gjysmëfinalet e botërorit

Kampionati botëror për hendbollistë është në fazën përfundimtare. Të premten (nesër) luhen ndeshjet gjysmëfinale. Gjysmëfinalet zhvillohen në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa ashtu si pritej në to do të paraqiten katër kombëtare evropiane. Kështu prej orës 17:30 luhet gjysmfinalja e parë në mes të Danimarkës e Francës, ndërsa në ora 20:30 takohen Gjermania e Norvegjia. Finalja […]

Terziqi premton suksese edhe më të mëdha

Deniz Terziqi për vite rresht ishte në mesin e hendbollistëve më të mirë. Për vitin 2018 është shpallur më i miri, në ceremoninë e mbajtur të hënën. Në pjesën e parë të vitit të kaluar, hendbollisti mitrovicas ka luajtur për Prishtinën. Ndërsa në pjesën e dytë luajti për Kastriotin, skuadër te e cila vazhdon të […]

Gjermania siguron gjysmëfinalen

Gjermania ka siguruar gjysmëfinalen e kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Gjermania të hënën mbrëma para 19,250 shikuesve në Koln fitoi ndaj Kroacisë me 22:21 dhe kështu siguroi paraqitjen në gjysmëfinale të botërorit të 26-të. Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe dramatike që u vendos vetëm në sekondat e […]

Kampioni i botës mposht kampionin evropian

Të shtunën janë luajtur ndeshjet e para në raundin kryesor (Main Round) të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në ndeshjen e parë të grupit I u takuan kampioni aktual botëror, Franca dhe kampioni aktual evropian, Spanja. Fitore shënoi Franca me rezultat 33:30. Ndeshja u luajt në Koln të Gjermania […]

Kroacia e Spanja vazhdojnë me fitore

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet e parafundit, përkatësisht të katërta, në grupet B dhe D të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në grupin B me fitore kanë vazhduar Kroacia e Spanja që i kanë nga tetë pikë. Kroacia fitoi me rezultat 32:20 ndaj Bahrejnit, në një ndeshje tjetër ku […]